Rezultati i një studimi mbi 31.000 lindje ka treguar se gratë e grupmoshës 23-32 vjeç kanë gjasa të lindin fëmijë më të shëndetshëm.
Nënat adoleshente ose në të njëzetat e hershme rrezikojnë të lindin fëmijë me probleme në sistemin nervor qendror që prekin zhvillimin e trurit dhe shtyllës kurrizore, ndërsa shtatzënitë në moshë të madhe lidhen me deformime të kokës, qafës, syve dhe veshëve.
- Nënat në moshë të re shpesh janë të papërgatitura për shtatzëninë dhe ndikohen nga faktorë të stilit të pashëndetshëm të jetesës si konsumimi i alkoolit, duhanit apo ilaçeve të ndryshme.
Nga ana tjetër, nënat në moshë të pjekur ekspozohen për një kohë më të gjatë ndaj faktorëve stresantë mjedisorë si ndotja e ajrit dhe sipas shkencëtarëve, kjo mund të ndikojë në lindjen e fëmijëve me probleme fizike.
- Studimi është rezultat i rritjes së moshës mesatare të nënave të reja në Amerikë. Gratë amerikane bëhen nëna për herë të parë në moshën 30-vjeçare, krahasuar me trendin e viteve 2000 ku mosha ishte 27 vjeç ndërsa në 1970 ishte 24 vjeç.
Ky zhvillim i është atribuuar ndryshimit të parimeve familjare, dhënies përparësi ndaj karrierës dhe kostos së jetesës.