- Bajamet dhe arrat
Bajamet dhe arrat përmbajnë yndyra të pangopura, që ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit.
- Banane
Bananet janë të pasura me kalium, i cili mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.
- Hudhra
Për shkak të përmbajtjes së lartë të allicinës, ky produkt mund të luftojë gjithashtu simptomat e hipertensionit.
- Patatet
Patatet kanë magnez dhe kalim, që ndihmojnë në shëndetin e mirë kardiovaskular.
- Fara luledielli
Edhe pse të vogla, ata ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit.
- Fasule
Fasulet kanë magnez, kalium dhe fibra, që janë të dobishme për shëndetin e zemrës.
- Speci djegës
Relakson enët e gjakut dhe ul hipertensionin
- Shafrani i Indisë
Ai lehtëson inflamacionin, forcon zemrën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
- Spinaqi
Ky produkt është i pasur me antioksidantë, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut.
- Panxhari
Lëngu i freskët i panxharit mund të ndihmojë në detoksifikimin e gjakut, trajtimin e mbipeshes dhe uljen e presionit të gjakut.
- Vaj ulliri
Përmban antioksidantë, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të mirë të zemrës dhe uljen e presionit të gjakut.
- Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është e dobishme për shëndetin tuaj, pasi ndihmon në uljen e presionit të gjakut.
- Fara liri
Për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore omega-3 që gjenden tek farat e lirit, këto fara ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.
- Domate
Ky produkt popullor është i pasur me likopen, i cili zvogëlon në masë të madhe presionin e lartë të gjakut.
- Vaj susami
Studimet tregojnë se vaji i farës së susamit zvogëlon presionin e gjakut dhe ndihmon në mbrojtjen e hipertrofisë së zemrës.