Se historia e njerëzimit është e ngjyrosur me gjak është e ditur, por a e dini cili nga shumica e diktatorëve botërorë janë përgjegjës për numrin më të madh të njerëzve (viktimave)? Ju prezantojmë me diktatorët më brutalë në histori…
Sunduesit që kanë lënë gjurmë në Histori janë përgjegjës për vdekjen e gati 150 milion njerëzve. Për shkak të liderit të kamotshëm të kinës Mao Cedung kanë vdekur 78 milion njerëz, kurse pas tij janë Josif Stalin dhe Adolf Hitleri.
Se historia e njerëzimit është e ngjyrosur me gjak është e ditur, por a e dini cili nga shumica e diktatorëve botërorë janë përgjegjës për numrin më të madh të njerëzve ( viktimave)? Bindshëm më i tmerrshëm ka qenë lideri i Kinës Mao Cedung, i cili është përgjegjës për vdekjen e 78 milion njerëzve. Pas tij në listë renditen lideri i hershëm i Rusisë Josif Stalin, i cili është fajtor për vdekjen e 23 milion njerëzve dhe pason udhëheqësi nazistë Adolf Hitler nga I cili kanë vdekur 17 milion njerëz. Dhjetë diktatorët e më poshtëm janë përfaqësuesit më të egër që janë përgjegjës për vdekjen e 146.4 milion njerëzve.
- Mao Cedung
– Kinë, përgjegjës për vdekjen e 78 milion njerëzish gjatë periudhës nga viti 1943 deri 1976. Mao Cedung bëhet udhëheqës i Republikës Popullore të Kinës menjëherë pas themelimit të sajë në vitin 1949. Pas ardhjes në pushtet ka qenë përgjegjës për një nga vendimet më të këqija në politik të njohur si “ Një hap i madh përpara”. Kjo strategji ka nënkuptuar largimin e njerëzve nga fermat dhe fushat e orizit për të iu përkushtuar industrisë së rëndë, që solli deri tek vdekja e miliona njerëzve nga uria. Pas kësaj pasoi “ Revolucioni Kulturor”, e cili në praktik do të thoshte shpallje lufte njerëzve të mençur nën pretekstin se elementet borgjeze pengojnë krijimin e shoqërisë pa klasa në Kinë. Janë mbyllur Universitetet, kurse profesorët dhe studentët dërgoheshin në fshatra ku është dashtë të vazhdonin të edukoheshin përmes punës. Të ishe intelektual merrej për fyerje.
Sa më shumë që mplakej Mao Cedung aq më tepër kujdes I përkushtonte vdekjes së vetë. Iu bind besimit Taoistik se seksi me virgjëreshat zgjaste jetën. Andaj vajza të reja silleshin nga të gjitha anët e vendit për ta ndihmuar që të arrinte pavdekshmërinë. Përkundrejt kësaj vdiq në vitin 1976.
2-Josif Stalin
– BRSS, përgjegjës për vdekjen e 23 miliona njerëzve në periudhën nga 1922 deri 1953.
I lindur nga Gruzi, ky lider sovjetik në pushtet erdhi pas vdekjes së Leninit në vitin 1924. Aleat i SH.B.A. dhe Britanisë së Madhe në luftën kundër Gjermanisë naziste njihej si sunduesi paranoik, i cili brutalisht përleshej me politikanët që mendonin ndryshe apo konkurrentët politik.
Nën regjimin e Stalinit kanë vdekur 23 milion njerëz, shumica është shkatërruar si Gulak, kurse numër I madh është eliminuar gjatë spastrimeve të mëdha të viteve të tridhjeta të shekullit të njëzet. Gjatë sundimit të tij me miliona njerëz janë depërtuar ose kanë qenë të detyruar të iknin nga atdheu dhe të jetojnë në egzil.
3-Adolf Hitler
– Gjermani, përgjegjës për vdekjen e 17 milion njerëzve në periudhën kohore nga viti 1934. deri 1945.
Njeriu, pushteti i së cilit filloi të ritet viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar në Gjermani, është përgjegjës për disa nga tmerret më të këqija që njeh historia e njerëzimit. Nën komandën e tij janë zhdukur 11 milion njerëz, nga të cilët gjashtë milion kanë qenë çifut. Hitleri vrau veten, duke u vetëvrarë me 30. Prill 1945 me qëllim të mos bjerë në duart e ushtrisë së Kuqe e cila u fut në Berlin.
4-Mbreti Leopoldi i Dytë nga Belgjika
– Belgjikë, përgjegjës për vdekjen e 15 milion njerëzve nga viti 1865 deri në vitin 1909. Sovrani Belg është përgjegjës për 15 milion njerëz gjatë kolonizimit të Afrikës në periudhën nga fundi I shekullit të 19-të. Edhe pse as që ka qenë ndonjëherë në Kongo, ai është përgjegjës për masakrën e 15 milion njerëzve nga të cilët shumica është vrarë në mënyrë mizore – me prerje kokash dhe gjenitalesh, mbytje dhe uri.
5-Hideki Tojo
– Japan, përgjegjës për vdekjen e 5 milion njerëzve në periodën nga viti 1941 deri në vitin 1944. Gjenerali I ushtrisë Imperialiste Japoneze është përgjegjës për vdekjen e 5 milion njerëzve gjatë luftës së dytë botërore. Tojo ka qenë kryeministër i Japonisë nga viti 1941 deri në vitin 1944.
6-Ismail Enver pasha
– Turqi, përgjegjës për vdekjen e 2.5 milion njerëzve në periodën nga viti 1913 deri në vitin 1919. Në kulmin e luftës së Parë botërore në vitin 1915. zyrtarisht ka filluar gjenocidi I parë në shekullin e 20. kur në Turqi nën pretekstin e luftës botërore u nis në zgjidhjen e përgjakur të çështjes Jermene. Janë vrarë 2.5 milion njerëz.
7-Pol Pot
– Kamboxhia, përgjegjës për vdekjen e 1.7 milion njerëzve në periodën nga viti 1963 deri në vitin 1981. Lider i Kmerëve të kuq solli diktaturën në Kamboxhia. Trajtohet si një nga përgjegjësit për gjenocidin më të madh në historinë moderne të njerëzimit. Gjatë sundimit të përgjakshëm të tij njerëzit kanë vdekur nga uria, në burgje dhe llogoret e punës.
8-Kim Il Sung
– Koreja e Veriut, përgjegjës për vdekjen e 1,6.milionë njerëzve në periudhën nga viti 1948 deri në vitin 1994. Ka drejtuar Korenë e Veriut nga themelimi i atij shteti në vitin 1948 deri në vdekje në vitin1994. Me vdekjen e “ udhëheqësit të madh”,si e thërrisnin zyrtarisht ndjekësit e tij, ka përfunduar një nga sundimet totalitare absolute të shekullit XX, gjatë së cilës, sa gjatë luftës me Korenë e Jugut, sa në llogoret e internimit kanë vdekur 1.6 milion njerëz.
9-Mengistu Hale Marijam
– Etiopi, përgjegjës për vdekjen e 1.5 milion njerëzve nga viti 1974 deri në vitin 1991. Ish diktatori I Etiopisë Mengistu është përgjegjës për zhdukjen dhe vrasjen e kati 1.5 milion njerëzve. Ai në pushtet ka ardhur pas rrëzimit nga hunta ushtarake të liderit të Etiopisë Hajla Selasit.
10-Jakubu Govon
– Nigeria, përgjegjës për vdekjen e 1.1 milion njerëzve në periudhën nga viti 1966 deri në vitin 1975. Jakubu Govon, erdhi në pushtet në Nigeri me puç ushtarak. Gjatë sundimit të tij në Nigeri shpërtheu lufta qytetare në të cilën humbën jetën 1.1 milion njerëz.