Giorgia Meloni dhe 24 ministrat e kabinetit të saj u betuan këtë të shtunë para presidentit të Italisë, Sergio Mattarella.
Pas betimit, kryeministrja Meloni dhe të gjithë ministrat kanë pozuar në foton e zakonshme me kreun e shtetit.
Sapo u largua nga presidenca Meloni shkroi nw “Twitter”:
- Këtu është ekipi qeveritar që me krenari dhe ndjenjë përgjegjësie do t’i shërbejë Italisë. Tani menjëherë në punë”.