Ish-konkurrenti i ‘BBV’ ngacmon ‘live’ motrën e Sarës, Dj Pm bën veprimin e bukur

Big Brother Fun Club ka dhuruar momente shumë të bukura ditën e djeshme. Dy të ftuarit special ishin Dj Pm i larguar të premten dhe Klaudio që braktisi shtëpinë të martën. Serfisti foli për eksperiencën e tij në shtëpi dhe sqaroi pozicionin e tij brenda. “Qëndrova vetëm 10 ditë, kohë shumë e shkurtër dhe e bukur njëkohësisht.

“Mendoj se dola sa fillova të përshtatesha me banorët tamam-tamam. U penalizova që nuk qëndrova me Ilirin, po aq sa qëndrova me Donaldin. “Me Ilirin na lidhin eksperiencat e ngjashme në Itali dhe në Romë, por nuk pendohem. Jam i kënaqur per eksperiencen time”. Më pas erdhi dhe momenti pikant.

Iva Tico ngacmoi Klaudion për porosinë që i kishte lënë Einxhel që ti shkruante Diteas, motrës së Sarës, që ishte ngjitur me Klaudion dhe me Dj Pm.

“Më tha t’i shkruaja, por nuk e kam bërë. Por (kthen kokën) pse jo të mos e bëj”, tha ai me të qeshur. Dj Pm u hodh menjëherë duke “mbrojtur” Ditean: “Kujdes, se jam unë këtu”. E gjitha situata u kalua me të qeshura.

Para se të dilte nga shtëpia e “Big Brother VIP” të premten, PM na dhuroi të gjithve emocione dhe të qeshura me takimin që realizoi me babain e Sarah.

Si babai i blogeres, ashtu edhe Pajtimi u treguan shumë të gatshëm për tu takuar, teksa DJ i dhuroi edhe një shishe verë “vjehrrit”.

Author: admin