Trazirat në Irak kanë çuar në vendimin e protestuesëve që pushtuan parlamentin, se nuk kemi plan të largohemi, do flemë këtu! Nuk e duam…
Mbështetësit e liderit shiit Muqtada al-Sadr kaluan natën në parlament në shenjë proteste kundër përpjekjeve të rivalëve të tij për të formuar qeverinë.
Mbështetësit e liderit të fuqishëm irakian, thanë se nuk kanë plane të largohen nga Parlamenti, duke thelluar kështu një bllokim politik disamujor.
Të shtunën, mbështetësit e al-Sadr hynë me forcë në dhomën legjislative për herë të dytë brenda disa ditësh, pasi zgjedhjet e tetorit nuk arritën të çonin në formimin e një qeverie.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 125 persona janë lënduar gjatë protestës të së shtunës, 100 protestues dhe 25 pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Kryetari i Parlamentit Mohammed Halbousi pezulloi seancat e ardhshme deri në një njoftim të dytë.
Në Irakun multi-konfesional dhe multietnik, formimi i qeverisë ka përfshirë negociata komplekse që nga pushtimi i vitit 2003 i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që rrëzoi Sadam Huseinin.
Mbështetësit e al-Sadr, i cili dikur udhëhoqi një milici kundër forcave qeveritare të SHBA-së dhe Irakut, kundërshtojnë zgjedhjen për kryeministër të Mohammed Shia al-Sudani.
“Ne nuk e duam zotin Sudani,” tha një protestues, Sattar al-Aliawi, 47 vjeç. Nëpunësi civil tha se ai po protestonte kundër “një qeverie të korruptuar dhe të paaftë” dhe se do të “flinte” në kopshtet e parlamentit deri në realizimin e qëllimit.