Sipas një llogaritje që tregon varësinë e çmimeve lokale me pagen mesatare është përpiluar një tabelë ku tregon se sa ditë ju duhen qytetarëve të vendeve të ndryshëm për të blerë “iPhone 14”.
- Për turqit “iPhone 14” është “mollë e ndalume” ! Ata duhet të punojnë afërsisht 5 muaj, ose saktësisht 146.7 ditë që ta bëjnë të tyren një “iPhone 14”.
- Po kështu edhe për filipinasit një telefon i tillë është në kushtet e së pamundurës, atyre ju duhen 3 muaj për ta blerë një të tillë. Listën e “rekordmenëve” të parë e ndjekin Brazili, India, Tailanda, Meksika me respektivisht nga 74.2, 64.9, 48.7, 47.1 ditë.
Në krahun tjetër për zviceranët duhet më pak se një javë për ta patur një pajisje të tillë. Ata mund ta blejnë një të tillë vetëm për 4.6 ditë, ndërsa amerikanët e blejnë një të tillë vetëm për 5.7 ditë, ndërs australianëve ju duhen 6.1 ditë.
Për “Jehona.Info”
Rubin Kristo