Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, e ka bërë të qartë se asnjë intervistë e dhënë nga ajo nuk do të jepet falas.
- Përmes një postimi në “Twitter”, Guerriero u ka vënë “ultimatum” mediave se nëse nuk do e paguajnë për intervistat që ajo do të japë lidhur me çështjen e ish-të dashurit të saj McGonigal dhe aferave ku ai është përfshirë të mos e kontaktojnë.
Lidhur me intervistën e saj të dhënë disa ditë më parë për një media të vendit tonë, Guerriero thotë se mediat shqiptare paguajnë, ndërsa ato amerikane jo.
- Më tej, ish e dashura e ish-agjentit të FBI-së, e dëshpëruar për para thekson se duhet të punojë pasi faturat mjekësore, ligjore që duhet të paguajë janë të shumta dhe për këtë i është dashur që çdo interviste që do të japë t’i vendosë një çmim.
“Pra, nëse një anëtar i medias e lexon këtë, as mos u shqetësoni të më kontaktoni nëse nuk do të më paguani për një interviste sepse më duhet të kaloj kohën time duke punuar, që të mund të paguaj faturat e mia.
- Për të qenë e qartë, unë pranova vetëm këtë intervistë sepse media shqiptare paguan (media amerikane jo). Unë kam faturat e kthimit, mjekësore, ligjore dhe faturat e përditshme, kështu që do të jap intervista vetëm nëse paguhem sepse jam e dëshpëruar për para tani…”, shkruan ajo.