Besim Dina moderator i emisionit Oxygen ftoi Olti Currin në një episod të emisionit të tij, që më pas rezultoi një sukses i vërtetë.
Curri postoi në Instastory-n e tij pyetjen a duhet të bëhej pjesë e emisionit, gjë që u aprovua nga publiku e që sot aprovohet dhe nga komentet. Të gjithë ata që mezi e pritën intervistën e Oltit në Oxygen nuk u zhgënjyen nga prezantimi i tij.
Një intervistë sa origjinale aq dhe limonatë, mori një “lumë” komentesh pozitive që lavdëronin sinqeritetin e Oltit dhe iniciativën e Besimit për ta ftuar në emision.
Siç e donte tradita, Olti e hapi emisionin me një monolog në të cilin ironizoi Fjolla Morinën. “Në bibël thuhet e para ishte fjala. Lëre ça thotë bibla, ça themi ne shqiptarët, shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Kush ishte e para? E para ishte Fjolla Morina,” – u shpreh ai.
Edhe në vijim, Olti foli për show biz-in duke vënë në diskutim se sa VIP janë VIP-at tanë dhe duke krijuar batuta e ironi të hollë, që jo më kot mori aq shumë përkrahje nga publiku.
Duke shkëmbyer batuta me moderatorin, Olti tha se tani që e njohu do fillojë ta kritikojë dhe atë. Biseda u zhvillua mjaftueshëm serioze. Olti komentoi politikën ku ndër të tjera tha se në Shqipëri televizioni e kontrollon politikën, ndërsa në Kosovë politika televizionin dhe “të dyja bashkë na kontrollojnë ne”.
Si përfundim pjesëmarrja në Oxygen ishte padyshim vendim i zgjuar nëse marrim në konsideratë jo vetëm shikueshmërinë, por dhe feedback-un e publikut./asutimes.com