Më 23 qershor pritet të ketë një samit të BE që do të diskutojë për disa çështje mes tyre dhe për zgjerimin e vendeve të ballkanit.
Rreth kësaj tematike foli eksperti Ilir Aliaj gjatë një interviste për Ora News. Ai tha se nuk ka një pretendim bullgar për Maqedoninë e Veriut është thjesht një pretekst për të mos na lënë ne të vazhdojmë negociatat sepse ne nuk plotësojmë kushtet.
Ilir Aliaj: I gjithë procesi integrues, jo vetëm për Shqipërinë por për të gjitha vendet që kanë hyrë në BE është një proces shumë mirë i përcaktuar si nga pikëpamja procedurjale dhe nga pikëpamja e një kornize që kanë bërë europianë. Nuk ka një pretendim bullgar për Maqedoninë e Veriut është thjesht një pretekst për të mos na lënë ne të vazhdojmë negociatat sepse ne nuk plotësojmë kushtet.