Ilda Bejleri e shpreh hapur kush duhet ta fitojë BBV: ‘E meriton, është artist!’

Ilda Bejleri ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” për të folur për karrierën e saj si moderatore por edhe për të diskutuar tema të nxehta të momentit.

E pyetur për “Big Brother Vip”, Ilda tregoi se e ka ndjekur dhe mbështet Ilir Shaqirin. Sipas saj, Iliri është i vetmi banor që meriton ta fitojë për vetë faktin se është një artist që nuk ka marrë asnjë meritë dhe vlerësim nga Shqipëria, përvecse i ka dhënë shumë asaj.

Për më tepër Ilda tregoi se Iliri është edhe një mik i vëllait të saj, i cili ka po të njëjtin profesion, balerin. Ashtu si Iliri, edhe vëllai i Ildës e ushtron profesionin e tij në Itali./Shqiperia ime.com.al

Author: admin