IKMT shkoi për t’i prishur shtëpinë, pronari plagos me armë zjarri një punonjës

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë konkretisht tek rruga “Mihal Grameno”.

Sipas një qytetari për redaksinë e JOQ Albania, në këtë zonë janë dëgjuar të shtëna armësh dhe janë konfliktuar një person me disa punonjës të IKMT.

Në pronar që po i prishej shtëpia ka qëlluar me armë punonjësit e IKMT-së.

Sipas qytetarit ka mbetur i plagosur një punonjës i IKMT, rreth 50 vjeç, ndërsa është arrestuar autori.

I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve.

“Pershendetje Joq, Tek rruga Mihal Grameno, po i prishnin shtepine edhe pronari qelloi me pistolete punonjesin e ikmt dhe e plagosi. Kemi pare llahtar perleshje, i plagosuri ja uli doren posht deri sa erdhi policia dhe e arrestoi”, shkruan qytetari për JOQ.

JOQ

 

Author: jehona