Lajmërohet se sot në orët e para të mëngjesit i është vendosur tritol një biznesi në Radhimë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, në lokalin e shtetasit Gj. N, të marrë me qira nga shtetasi S. Sh.
Nga shpërthimi i një sasie lënde të dyshuar eksplozivi ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.