Dushe dhe freskuese për lopët në Itali, shkak i nxehti afrikan
Në fermat e kafshëve janë vendosur ventilatorë dhe dushe për të ndihmuar lopët të përballen me nxehtësinë.
Italia po përballet me një valë të të nxehtit afrikan me temperatura që kanë kaluar 35 gradë celcius.
Klima ideale në ferma është mes 22 dhe 24 gradë celcius. Përtej këtij kufiri kafshët hanë më pak, pinë ujë më shumë dhe prodhojnë më pak qumësht.
Për këtë arsye impiantet e ujit punojë me shpejtësi, pasi një lopë tani pi 140 litra ujë në ditë nga 70 që pinte më parë.
Nga ana tjetër dushet dhe ventilatorët punojnë gjatë gjithë kohës ndërsa ushqimi u jepet lopëve nga pak për të mos i rënduar ato.