I dhanë fund lidhjes apo jo? Detaji që po ‘ngre’ dyshime mbi raportin mes Beatrixës dhe Donaldit (foto)

Beatrix Ramosaj nxiti spekulimet se mund t’i ketë dhënë fund lidhjes me Donald Veshaj. Lidhja e dashurisë që lindi brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP, nuk zgjati shumë pasi këngëtarja bëri një postim në rrjete sociale duke treguar se historia paska qenë e rreme.

Por në rrjet po qarkullon një foto që hedhin dyshime nëse dyshja është ndarë.

Trixa ka hedhur një foto ku mban veshur një xhaketë gri që është shumë e ngjashme me atë që mbante aktori i humorit në natën finale.

Megjithëse këngëtarja e ka bërë të qartë krisjen me aktorin duke i bërë dhe “unfollow”, njerëzit mendojnë se mund të ketë diçka mes tyre. Nga ana tjetër, Donaldi nuk e ka fshirë nga lista që ndjek në Instagram.

Ndërkohë, kujtojmë që Beatrix nuk u pa për asnjë moment nën shoqërinë e Donaldit kur ishte në festën përmbyllëse të Big Brother VIP. /abcnews.al./Shqiperia ime.com.al

Author: admin