Hurma është një frut i pëlqyeshëm, i lehtë për t’u konsumuar dhe, sipas studimeve, ndihmë e vlefshme në parandalimin e tumoreve.
Varietetetve ndryshme të hurmave prezantojnë një frut jo shumë të lehtë për t’u konsumuar, në fakt nuk është e mundur t’a hash duke bërë një shëtitje si të ishte një banane apo ta marrësh në çantë si një mollë, shpesh është e nevojshme një lugë dhe me siguri një burim uji për t’u pastruar pas konsumimit të saj. Origjina e saj është nga Kina dhe sot është e shpërndarë pothuajse kudo.
Fruti i saj është i shijshëm, pasi të piqet mirë është shumë e shijshme, por nëse konsumohet para kohe nuk është aspak e këndshme.
Megjithatë, hurma, një pemë e lehtë për t’u mbjellë dhe kultivuar për shkak të rezistencës ndaj të ftohtit të dimrit, ka një “tul” të fortë dhe krokant edhe në pjekjen e plotë, edhe pse humb pak përsa i përket shijes dhe ëmbëlsisë.
Vetitë antitumorale të hurmës
Hurma, shpesh më e konsumuar njësoj si një ëmbëlsirë se sa si një frut, në të vërtetë është një ushqim i dobishëm, ideale për periudhën e vitit gjatë së cilës piqet, mes vjeshtës dhe dimrit, kur nevoja për t’u mbrojtur nga rënia e sistemit imunitar, për shkak të të ftohtit dhe të lagështirës, transmeton allnews.al.
Mbi të gjitha, hurma është shumë e pasur me karotenoide, si me alfa karoten ashtu dhe me beta karoten, por jo vetëm, në të gjejmë edhe betacriptoxantinë dhe zeaxaninë, kjo e fundit shumë e rëndësishme për shëndetin e retinës së syrit, duke qenë përbërësi i parë.
Këto karotenoide janë të rëndësishme për mbrojtjen e ADN-së nga dëmtime oksidative të shkaktuara nga radikale të lira.
Përveç kësaj hurma ka një përfitim mjaft të mirë për qelizat e gjakut, falë bollëkut të amirinës, triptoterpenë që biosintetizohen në vajëra acide të ndryshme; dhe të acidit ursolik, një tjetër tripterpen i rëndësishëm me aftësinë për të penguar disa proçese qelizore jonormale, pararendës të mutacioneve gjenetike dhe forma tumorale, duke nisur në qelizat jo normale një lloj “mbytjeje” parandaluese.
Kësaj i shtohet acidi betulinik, edhe ky një tripterpen pentaciklik antikancerogjen, antiproliferativ veçanërisht në lidhje me melanomen (tumori i lëkurës) dhe me lloje të ndryshme neuroblastome (tumore neuroendokrinë malinjë, karakteristik i fëmijëve), me leuceminë dhe me karcinomen e vezoreve.
Studime të ndryshme kanë treguar që flavonoidi fisetin, prezent tek hurma, është një ndihmës shumë i mirë në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë dhe të gjirit.
Fito, kimia e hurmës
Duke dalë nga biokimia në mënyrë rigoroze, dimë që hurma në terma më të përgjithshëm, përveç se mbron organizmin nga lloje të ndryshme tumoresh dhe nga mekanizma mutagjenë, ka veti laksative (kundër kapsllëkut), duke rezultuar një frut ideal për atë që ka probleme me kapsllëkun që shkaktohet nga ndryshimi i stinëve.
Ndër të tjera konsiderohet një ushqim hepato protektiv dhe mjaft kalorik, i këshilluar për të siguruar një dozë të mirë energjie ndërmjet vakteve kryesore, pa e mbushur stomakun; dhe kjo e bën një mesvakt ideal për dike që dëshiron të humbasë peshë apo për dikë që bën sport gjatë periudhës vjeshtë-dimër.
Në fakt sportistët gjejnë tek hurma një frut shumë mineralizues, të ngopshëm dhe hidratantë. Mes fitonutrientëve akoma të pa përmendur në listën tonë është edhe vitamina C, që tek hurma rezulton e dyta në përqindje vetëm pas grupit të vitaminave A; sasi mjaft të mira të manganit, që e bën një frut shumë të mirë për mbrojtjen e lëkurës; fibra ushqyese dhe katekina të ndryshme (antioksidantë).
Edhe pse është i varfër me yndyrna, ka shumë fruktozë, gjë që duhet të na vërë një limit në konsumimin e tepërt.
Burimi: cure-naturali.it Përktheu: allnews.al