“Humbet” 30-vjeçari që s’mban mend emrin dhe shtëpinë! Kush e njeh të marri redaksinë në këtë nr: 0673560840

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një person që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, i cili është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.

  • Ky person është i moshës rreth 30 vjeç, i gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup ngjyrë vishnje dhe tuta blu.

Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, të telefonojnë në numrin 112 ose në Nr e telefonit të redaksisë “JEHONA.Info” 0673560840

Author: jehona