Dashi
21 mars-19 prill
Ky muaj nis me vibracione adrenaline të cilat po përpiqen të hyjnë në hapësirën tuaj të kujdesit për veten. Kaloni qëllimisht kohë vetëm dhe bëni disa spastrime në rrjetet sociale. Pastroni ambientet që ju rrethojnë dhe rindërtoni vlerat tuaja këtë muaj. Në datën 4, Venusi do të hyjë në anë të kundërt të shenjës suaj, çka do t?ju bëjë ta shihni miqësinë tuaj ndryshe. Luftoni për atë që e besoni të drejtë. Hëna e Re është në shenjën tuaj vetëm njëherë në vit dhe kjo është një periudhë fantastike për të krijuar lidhje të forta e të zjarrta. Sigurohuni që marrëdhënia juaj të jetë në drejtimin e duhur këtë muaj. Nëse nuk ndiheni ?të gjuajtur?, potenciali është në ajër, kështu që dash i dashur, bëni që gjërat vetëm të ndodhin se i keni gati.
Demi
20 prill-20 maj
Kur planeti juaj udhëheqës Venusi, të hyjë në kah të kundërt të shenjës suaj, më datë 4, do t?ju duhet të jeni të sinqertë me veten i dashur dem. Mënyra më e mirë për t?u kujdesur për veten këtë muaj është të njihni vlerat tuaja dhe të siguroheni që të pasqyrohen në rrugën që po ndiqni. Marrëdhëniet tuaja kanë nevojë për një ?ushqyerje? ekstra nga ana juaj dhe kjo duhet filluar që nga miqtë e ngushtë. Nëse miqësitë tuaja kanë qenë të venitura deri tani, kjo është edhe për shkak të ashpërsisë tuaj. Trajtojini miqtë e ngushtë me respektin që meritojnë, sado problematike të jenë anët e tjera të jetës suaj. Dashuria juaj ka më shumë nevojë për përkujdesje dhe mirëmbajtje nga ju dhe ja se ç?duhet të bëni: nuk ka nevojë të ruani asgjë. Mos i nxisni të tjerët t?ju pëlqejnë pa qenë të bindur nëse dhe ju i pëlqeni. Para së gjithash duhet të doni shumë veten tuaj.
Binjakët
21 maj-21 qershor
Shenja juaj ka një zakon të keq. Fluturon shumë afër diellit dhe digjet. Nëse keni marrë përsipër shumë gjëra, ose i keni premtuar të dashurit tuaj më shumë se ç?mund të mbani, këtë muaj do të ndjeni një ?pickim?. Është e mira që të keni limite, sepse mund të futeni në telashe nëse merrni angazhime që nuk i përmbushni dot. Mundohuni ta njihni veten mirë para se t?i hipni një muri nga i cili mund të rrëzoheni. Pas datës 11 do të jetë një periudhë e mirë për të bërë një udhëtim me miqtë tuaj. Pa marrë parasysh faktin se dëshironi t?i bëni gjërat së bashku, keni nevojë për të qenë në paqe me veten për të mbrojtur marrëdhënien tuaj këtë muaj.
Gaforrja
22 qershor-22 korrik
Jeni fëmija i hënës. Lërini të dashurit tuaj t?ju njohin siç jeni. Kur e vërteta është e pakëndshme për ju, keni tendencën të tërhiqeni mënjanë si formë për të mbrojtur veten nga kritikat. Por e dini çfarë? Kjo nuk funksionon. Këtë muaj duhet t?u tregoni gjërat e pakëndshme njerëzve që doni. Nëse doni të dini se ç?bëjnë të tjerët për ju, duhet të merrni risqe. Mënyrat për të mbrojtur veten mund të jenë dështuese sepse intimiteti i vërtetë nuk duhet të ndodhë me njerëz fallco dhe ju doni diçka të vërtetë. Mos u tërhiqni nga një marrëdhënie e këndshme në momentin që ajo po forcohet dhe mos i shfaqni ndjenjat tuaja derisa të dini nëse personi që keni përballë është i vërtetë.
Luani
23 korrik-22 gusht
Jeni në një moment shumë të mirë. Duhet të jeni të ndershëm me veten, përndryshe nuk keni shanse të jeni të vërtetë me të tjerët. Mënyra se si e konceptoni dashurinë dhe se kë lejoni të futet në jetën tuaj, duhet riekzaminuar. Në vend që të shtypni ndjenjat tuaja dhe të vazhdoni në një rrugë të cilën e dini që nuk është e duhura, është koha për disa të vërteta radikale. Këtë muaj do ta keni të vështirë t?i mbani gjërat nën kontroll kështu që, as mos u përpiqni. Përballuni me të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën. Nëse nuk mund të jeni i sinqertë me personin që keni pranë, atëherë kujtohuni se në cilat gjëra bazohet dashuria. Bëhuni ju ndryshimi që do të donit të shihnit në marrëdhëniet tuaja këtë muaj.
Virgjëresha
23 gusht-22 shtator
Hëna është e plotë vetëm njëherë në vit në shenjën tuaj prandaj duhet të keni parasysh ca gjëra. Në datën 12 do të ketë një hënë të plotë të fortë dhe të mbyllur tek Virgjëresha dhe duhet të vendosni në vend disa gjëra, por do të kërkojë kohë. Është koha të ndryshoni disa gjëra Virgjëreshë e dashur. Largohuni nga historitë e vjetra dhe krijoni një look të freskët për të prezantuar veten në marrëdhëniet e reja që do të keni përpara. Nxirrni mësime nga veprimet tuaja të mëparshme sepse ju pëlqen apo jo, ato reflektojnë se si jen ju. Të gabosh është njerëzore; pranojeni me përulje të kaluarën tuaj dhe shikoni përpara.
Peshorja
23 shtator-22 tetor
Hëna e plotë në datën 27 mund t?ju sjellë dëshira të reja, të forta e emocionuese, por asgjë nuk do të ndodhë nëse ju nuk përballeni me to e dashur peshore. Po tërhiqeni nga njerëz dhe dinamika me të cilat nuk rezononi në fakt dhe gjëja e parë që duhet ndryshuar jeni ju. Pyesni të dashurit tuaj se ç?mendojnë lidhur me atë që është më e mirë për ju; se për çfarë keni nevojë. Kjo mund të jetë një kohë rritjeje dhe transformimi për ju në drejtim të dashurisë, nëse e lejoni. Konfrontohuni me të vërteta të pakëndshme dhe çdo gjë tjetër me të cilën duhet të përballeni. Dashuria zgjat kur ndërtohet mbi themelet e të ndarit të njëjtit botëkuptim dhe realitet. Ju mund të shkoni përtej limiteve tuaja. Bëhuni të zotët këtë muaj.
Akrepi
23 tetor-21 nëntor
Ju pëlqen apo jo, do të ndodhin disa ndryshime domethënëse në marrëdhëniet tuaja të ngushta nga data e 11 e tutje, i dashur akrep. Marsi do të zërë vend në fushën e marrëdhënieve tuaja dhe kjo do të thotë se do të shyni ose do të shtyheni. Mënyra se si kujdeseni për aspektin tuaj emocional do të prekë edhe miqtë tuaj, kështu që është e rëndësishme t?i dëgjoni me mendje të hapur ato që duan t?ju thonë. Investoni tek njerëzit dhe aktivitetet që doni për një muaj sa më të harmonishëm dhe të lumtur.
Shigjetari
22 nëntor-21 dhjetor
Ju keni ndryshuar. Ato që dikur funksiononin tek ju, tani nuk kanë më efekt. Shikoni ndryshimet brenda zemrës dhe mendimeve tuaja. Ajo që dikur ju qetësonte tani ka ndryshuar, kështu që mundohuni ta kapni në kohë këtë ndryshim, para se gjërat t?ju dalin nga kontrolli. Këtë muaj do të përballeni me gatshmërinë tuaj për të shmangur përplasjen e varkës me shkëmbinjtë. Ndonjëherë doni të jeni një ?bad guy?, por kjo nuk ju bën të jeni të tillë. Nderoni të vërtetën sepse mbetet e tillë pavarësisht nëse doni apo jo të përballeni me të.
Bricjapi
22 dhjetor-19 janar
Mos u frikësoni nga ndryshimet i dashur bricjap. Ka shumë energji ?me spec? në marrëdhëniet tuaja aktuale; mësoni çfarë po ndodh në vend që t?u largoheni momenteve të mërzitjes. Ndonjëherë duhet të zgjidhni mes të qenit në paqe dhe autentikë në mënyrë që ta mbani marrëdhënien tuaj të fortë. Kultivoni një lloj diplomacie që nuk e fsheh të vërtetën e asaj që doni të thoni. Nga mesi i muajit nuk do të keni oreks për asgjë përveçse për dashuri, por do të kalojë. Askush më mirë se ju nuk e di që ndonjëherë puna vjen para lojës. Krijoi tendencën për të bërë gjërat e vështira në fillim dhe më pas do të ndiheni të lirë.
Ujori
20 janar-18 shkurt
Nuk keni pse merrni vendime për të tjerët nëse nuk keni lënduar ndjenjat e tyre. Ndonjëherë emocionet dhe njerëzit janë aq të ngatërruar dhe nuk kanë kuptim për ju, madje as për veten e tyre. Nëse shqetësoheni për të tjerët, është koha t?i dëgjoni jo t?u shpjegoni. Nëse bëni këtë thjesht do të mërziteni me veten dhe nuk do të bindni askënd. Hëna e plotë e datës 27 do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të pajtuar dhe shëruar gjërat e acaruara.
Peshqit
19 shkurt-20 mars
Mos i idealizoni njerëzit. Nëse mendoni se keni zgjedhur të shihni vetëm anën e mirë të njerëzve, kjo nuk do të thotë që nuk duhet ta shihni të keqen, të shëmtuarën dhe të mos pranoni që këto gjëra ekzistojnë tek të tjerët. Nëse ju pëlqen gjithçka tek një person, kjo është OK, por duhet të jeni të ndershëm me veten. Keni të drejtën të qëndroni ose të shkoni, por mos gënjeni veten dhe partnerin lidhur me atë që ju thotë zemra. Rrokini ndjenjat dhe pasojat e tyre duke e patur vetëdijen./newsraport.com