Horoskopi i muajit Korrik 2023

Dashi

Ky muaj ka për të qenë shumë pozitiv edhe pse për të thënë të vërtetën nuk do përkujdeseni si duhet. Nëse jeni në një lidhje, deri në datën 21 keni për të marrë një propozim shumë të rëndësishëm ose një lajm të madh që do ua zbukurojë jetën. Vetëm 6 ditët e para të muajit do jenë pak të turbullta dhe më pas dielli do mbizotërojë. Ju beqarët nuk do jeni shumë në humor për t’u angazhuar seriozisht dhe do preferoni të ndiheni të lirë. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq. Do dini të kujdeseni për veten dhe energjia do ju shoqërojë gjithë kohës. Financat do ua mbrojë Jupiteri, por kjo nuk do të thotë që ju ta lëshoni dorën dhe të shpenzoni me sy të mbyllur. Në punë gjërat do ju ecin goxha mirë. Do ndiheni të pavarur për të bërë atë që keni menduar me shumë finesë e delikatesë. Nuk do ju mungojë as diplomacia.

Demi

Nëse pranoni të kujdeseni dhe të respektoni të tjerët gjërat do ju ecin më mirë këtë muaj. Nëse keni një lidhje duhet të flisni sa më shumë dhe sa më hapur me partnerin për gjithçka që iu shqetëson. Vetëm në këtë mënyrë ai do ketë mundësi t’iu ndihmojë. Nëse jeni beqarë do joshni pa pushim, por do tregoheni edhe mjaft misteriozë. Do bëni disa persona për vete dhe do keni mundësi të zgjidhni atë që iu përshtatet më tepër. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë dhe nuk do keni shqetësime të mëdha. Do jeni plot energji dhe dinamizëm. Financat nuk do jenë aspak problematike kështu që përfitoni të blini atë që keni menduar prej disa kohësh. Në punë do të mbizotërojë qetësia. Vazhdoni atë që keni nisur, por mos u nxitoni sepse do keni gjithë kohen e nevojshme. Mundohuni të rregulloni pak marrëdhënien me kolegët e zyrës.

Binjakët

Gjate këtij muaji mund të keni probleme për shkak të gabimeve që keni bërë. Ju të dashuruarit do kërkoni të kontrolloni gjithçka dhe nuk do i lini partnerit hapësirë të shprehet lirisht. Ndryshoni taktikë pa qenë vonë. Asnjë njeri nuk mund të mbahet i mbyllur në kafazin që ju doni. Ju beqarët do jeni të nxituar dhe të paduruar. Do doni të bëni çdo gjë sipas kokës suaj dhe do gaboni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. Mund të keni ndonjë problem me mushkëritë nëse jeni duhanpirës. Planetët do iu japin mbështetjen e tyre në planin financiar dhe situata pritet të mos jetë problematike. Në punë duhet të jeni më të vëmendshëm dhe striktë. Merrni guximin të provoni edhe gjëra të reja dhe nuk do dilni të humbur.

Gaforrja

Këtë muaj nuk do jeni aspak racionale dhe herë pas here mund të bëni gabime. Gjithsesi e mira është që do i kuptoni ato dhe do mundoheni t’i ndreqni me çdo mënyrë. Ju të dashuruarit duhet ta hapni sa më shumë zemrën tuaj dhe t’i shprehni ndjenjat pa pasur frikë. Partneri nuk do iu lëndojë asnjë çast edhe pse nuk do mungojnë disa mosmarrëveshje të vogla. Ju beqarët do merrni frymë më lirisht dhe do ndiheni gati për të filluar lidhje me personat që iu joshin prej kohësh. Gjendja shëndetësore do ketë ulje dhe ngritje. Nuk do jetë një muaj tërësisht i qetë siç e keni dashur. Në planin financiar do bëni gabimet më të mëdha. Nuk do logjikoni para se të hidhni hapa dhe pasojat do jenë të rënda. Puna ka për të ecur mirë, por nuk duhet ta teproni shumë me ngarkesën.

Luani

Këtë muaj duhet të bëni më shumë përpjekje për të vendosur qetësinë dhe harmoninë në familje, në shoqëri apo edhe në jetën tuaj në çift. Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini gabimet. Nëse jeni në një lidhje, gjysmën e muajit do kenë një marrëdhënie të tensionuar dhe stresuese, ndërsa më pas atmosfera do bëhet interesante dhe herë pas here nuk do mungojnë surprizat. Për ju beqarët është muaji ideal për të kërkuar dashurinë. Bëni çdo gjë që do e mendoni të arsyeshme. Shëndeti do ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes në punë, por asgjë për t’u alarmuar. Në planin financiar merrni masa strikte dhe pranoni mbështetjen e disa miqve të vjetër. Në punë do doni të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe pa dashje mund të bëni edhe gabime.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji do keni shumë polemika dhe shpesh nuk do dini çfarë hapash të hidhni. E mira është që në çdo rast të bini në konsensus me të tjerët. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale, për fat të mirë, nuk do preket aspak nga problemet familjare. Në përgjithësi ambienti do jetë i ngrohtë dhe emocionet nuk do shuhen. Edhe ju beqarët do kaloni momente të veçanta me disa persona të rinj që do takoni. Java e fundit mund të ketë edhe të reja. Gjendja shëndetësore herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do ndiheni pa fuqi dhe do keni nevojë për vitamina dhe karbohidrate. Financat do jenë të mira, jo për shkak të maturisë tuaj, por për shkak të zemërgjerësisë së yjeve që do ju ndihmojnë së tepërmi. Punës nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur dhe kjo do jetë në demin tuaj. Disa kolegë që mezi po e prisnin këtë mundësi do përfitojnë.

Peshorja

Do keni shumë besim tek vetja juaj gjate gjithë këtij muaji dhe do arrini gjithçka që dëshironi. Ju që jeni në një lidhje, duhet ta forconi akoma më shumë bashkëpunimin me partnerin në mënyrë që çdo gjë t’iu ecë si e keni ëndërruar. Asgjë nuk është e pamundur. Ju beqarët do e keni të nevojshëm një partner në krah dhe duke u nisur nga kjo do jeni gati edhe për aventura kalimtare. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë. Në javën e dytë mund të ndjeni pak lodhje dhe mungesë energjie, por ajo gjendje do kalojë shpejt. Gjendja e financave do përmirësohet ndjeshëm. Do i vini fre vetes dhe nuk do lejoni asnjë lloj shpenzimi të tepruar. Në punë rutina do ju pushtojë ditët e para. Mundohuni të frymëzoheni dhe të gjeni një tjetër arsye për të ecur para. Do i keni të gjitha mundësitë.

Akrepi

Këtë muaj do jeni gjithë kohës të zënë me punë dhe nuk do i kushtoni rëndësi vetes dhe atyre që keni pranë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë problematike dhe e mbushur me debate të zjarrta. Pranojeni që në shumë momente partneri do ketë të drejte. E mira është që të ndryshoni sjellje pa qenë tepër vonë. Ju beqarët do keni disa mundësi për njohje të reja, por do keni frikë të hidhni hapa. Shëndeti do jetë mjaft delikat dy ose tre javët e para. Do e lini pas dore veten dhe nuk do i kushtoni rëndësi ndonjë shqetësimi të vogël. Më vonë do e shihni që gjithçka do jetë më e vështirë. Në planin financiar do jeni më të qarte për gabimet e bëra, por zor se do ja dilni t’i ndreqni shpejt. Kërkoni sa më parë ndihmë. Puna do jetë e vetmja që do shkojë mirë. Edhe nëse ishit në kërkim të një të tille do jeni me fat.

Shigjetari

Yjet nuk do ndikojnë pozitivisht këtë muaj tek ju dhe mund të keni probleme në çdo fushë. Ju që jeni në një lidhje do keni tronditje të njëpasnjëshme deri në datën 10 dhe në shumë momente do ngrini dyshime për të ardhmen. Reflektoni me kujdes dhe flisni hapur me partnerin para se të merrni vendime. Ju beqarët duhet të përfitoni nga disa ftesa deri nga mesi i muajit sepse më vonë do e humbni besimin tek vetja dhe nuk do filloni dot një lidhje. Shëndeti do jetë më i mirë se kurrë më parë. Do jeni energjikë dhe nuk do keni asnjë shqetësim sado të vogël. Nëse doni që financat të mos mbeten delikate ende, duhet të merrni masa sa më parë. Nga ana tjetër duhet shmangur çdo investim i panevojshëm për momentin. Në punë asgjë nuk do jetë e thjeshte për t’u arritur, megjithatë me pak përpjekje dhe vullnet gjithçka do jetë e mundur.

Bricjapi

Jeta juaj sentimentale do jete prioritet gjatë këtij muaji. Nëse keni një lidhje ambienti do ngrohet menjëherë dhe zemra do ju rrahë fort sidomos javën e dyte dhe të tretë. Të shkuarën do e hidhni pas krahëve përgjithmonë. Në datat 22 ose 23 mund të kaloni edhe çaste romantike e do merrni propozime interesante. Ju beqarët do jeni shumë të lakmuar dhe nuk do rreshtin së marri ftesa. Përdoreni sa të mundni sharmin tuaj, por kurrsesi mos merrni vendime të nxituara. Gjendja shëndetësore nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Edhe nëse nuk jeni ndier mirë deri më sot mund të rifitoni energjitë. Në planin financiar do jeni më të qetë, pasi do i shlyeni borxhet e marra. Situata nuk do jetë e shkëlqyer, por e qëndrueshme. Në punë do i hidhni hapat pasi t’i keni bërë me kujdes planet e llogaritë, prandaj gjithçka do ju ecë për mrekulli.

Ujori

Klima yjore do jetë elektrizuese këtë muaj kështu që në disa dite nuk do ndiheni të qetë. Për ju që keni një lidhje, java e parë do jetë më e qetë, por më pas, për shkak të disa mosmarrëveshjeve lidhur me rregullat, nuk do ndiheni njësoj. Datat më të vështira do jenë: 15 dhe 20. Ju beqarët duhet të reflektoni gjate për atë që doni të bëni me jetën sentimentale, para se të hidhni hapa. Takimet më interesante do jenë pas datës 20. Shëndeti do ketë vetëm disa probleme të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Në planin financiar do gjendeni në vështirësi të mëdha, për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme. Më e mira është që gjithçka ta bëni me qetësi. Puna për fat do jetë më e qëndrueshme dhe mund të nënshkruani një kontratë interesante pas datës 20.

Peshqit

Gjate këtij muaji do keni probleme të mëdha në çdo fushë nëse veproni kuturu. Takti dhe diplomacia do jenë veti të çmuara. Për ju që keni një lidhje, fillimi i muajit nuk do jetë i keq, por kjo situatë nuk do mbizotërojë gjatë. Do bëni gabime me mënyrën e të sjellit dhe do jeni tejet kokëfortë. Ju beqarët duhet ta dëgjoni zemrën tuaj më shumë sesa personat që iu rrethojnë sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndiheni të plotësuar. Ky muaj në fakt do jetë plot mundësi të mira. Shëndeti në disa momente do jetë delikat. Mos neglizhoni asgjë sepse do keni probleme më të mëdha më pas. Gjendja e financave do jetë shumë më e mirë nga më parë. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë. Në punë duhet të përqendroheni më tepër dhe të jeni këmbëngulës. Vetëm ashtu do ja dilni mbanë.

Author: jehona