Hoqi maskën për të ngrënë byrek, policia e gjobit rëndë qytetarin

277

SLLOVENI

Një qytetar nga Lubjana në Slloveni është gjobitur me 400 euro, pasi hoqi maskën për të ngrënë një byrek.

Kjo gjobë është bërë tema e ditës në Slloveni, në media, por edhe në Parlament, ku opozita e akuzoi qeverinë për sjellje të ashpër ndaj qytetarëve.

Në lidhje me çështjen, policia sllovene tha se gjoba ishte e drejtë, pasi djali nuk kishte respektuar rregullat anti-covid.

Mësohet se djali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte ulur për të ngrënë një byrek në shkallët e Kishës Françeskane.