Sapo i ka kapur 21 vjeç dhe z Mehemeti do të sfidonte moshën me arritjet e një biznesmeni tejet të suksesëshëm. Për cilindo do të ishte një “non sens” që ky sukses të arrihej nga nje djalosh që do të befasonte të gjitha pritshmërite teorike të një ekonomie tregu. Por ja ky është aq fakt sa edhe ajo që në “Mobilerine Qera” që administron z Mehmeti punojnë mi 80 punëtorë të zones së LLapit. Vizioni i biznesmenit ka sfiduar vështirësitë e një aktiviteti të tillë dhe Qerimi ka mundur t’ja dale falë pasionit dhe përkushtimit të këtij zanati dhe kësaj sipërmarrje. “Mobileri Qera” është një nga sipërmarrjet më të dëgjuarat në zonën e LLapit dhe kjo përtej menaxhimit perfekt te z. Mehmeti, por edhe makinerive moderrne bashkohore që kjo ndërrmarrje disponon. Shtrirja e aktivitetit të “Mobileri Qera” ka “pushtuar” tashmë gjithë Kosovën, por ky “pushtim” është i të njëjtave përmasa edhe në gamën prodhuese duke e kthyer prodhimin me cikël të mbyllur.