Nga Adri Nurellari
89 vjet më parë u vra Hasan Prishtina, një politikan vizionar e idealist shembullor që krejt ndryshe nga politikanët shqiptarë të sotshëm, shkriu pasurinë për të bërë Shqipërinë.
Ai pati një fund tragjik sikurse edhe etërit e tjerë themelues të shtetit shqiptar, por kjo gjë kurrsesi nuk eklipson rolin protagonist dhe kontributin e jashtëzakonshëm e të pakrahasueshëm që ka dhënë në Rilindjen Kombëtare.
Fakti që eshtrat e tij janë ende në Kukës dhe nuk janë vendosur për të marrë nderimin e merituar në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë, më duket mjerim dhe mosmirënjohje nga shoqëria jonë. Siç thoshte Abraham Lincoln – ‘Një komb që nuk nderon heronjtë e tij nuk e ka jetën të gjatë”