Gusht e gune/ Debora pushton nje pjese te Italise, termometri shënon -6 gradë …!

Disa shtete të Europës po përballen me mot të pazakontë. Përmbytje, temperatura ekstrem të larta dhe reshje dëbore në mes të verës, këto kanë qenë disa nga fenomenet që kanë prekur shtete të Europës dhe jo vetëm.

E pazakontë është edhe rënia e dëborës në muajin gusht, por kjo ka ndodhur në Itali.
  • Mediat italiane kanë raportuar për rënie të menjëhershme të temperaturave dhe mbulim me dëborë të majave të alpeve në Marmolada.

Punta Penia (3343 metra) është zbardhur plotësisht, siç shihet edhe nga videot e postuara në rrjetet sociale nga menaxheri Carlo Budel.

Termometri në Marmolada shënoi -6 gradë celsius

Kujtojmë se ditën e djeshme mediat gjermane raportuan se qyteti Reutlingen në Gjermani është përfshirë nga një stuhi e pazakontë breshëri, e cila shkaktoi edhe përmbytje

Author: jehona