Gr*ana*tat ruse i vunë fla*k*ën centralit bërthamor më të madh të Ukrainës/ Zelensky: Rrezikon Çernobil të dytë, fun*di i Europës

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se bombardimi i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia nga trupat ruse mund të sjellë fundin e Evropës. Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që ta parandalojnë Putinin, ndërsa apelon që ushtarët rusë të ndalin menjëherë sulmet.

Presidenti ukrainas:

Evropa duhet të zgjohet tani, termocentrali bërthamor më i madh në Evropë është në zjarr. Granatat ruse qëllojnë në blloqe atomike. Rusët ishin përgatitur për këtë sulm. U bëj thirrje të gjithë ukrainasve dhe të gjithë evropianëve, të gjithë njerëzve që e dinë çfarë është Çernobil…

Rusia dëshiron ta përsërisë atë ngjarje dhe tashmë po vepron. Evropianë, zgjohuni, thoni politikanëve tuaj. Trupat ruse janë duke granatuar një termocentral bërthamor në Ukrainë, ka gjashtë njësi të energjisë. Në Çernobil shpërtheu një njësi, në centralin e Zaporizhzhia do të shpërthejnë gjashtë njësi dhe ky është kërcënim akoma dhe më i fuqishëm./asutimes.com

Author: admin