Të gjithë ata persona që do të duan të marrin nënshtetësinë gjermane do ta kenë më të lehtë me ndryshimet që pritet të marrin jetë së shpejti.
- Ata që do të marrin nënshtetësinë nuk do të duhet të dorëzojnë patjetër nënshtetësinë e vendit origjinë. Kjo del nga një draft i projektligjit për nënshtetësinë gjermane të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, i cili është dorëzuar dikastereve të tjera të qeverisë gjermane për miratim.
Në mesin e lehtësimeve të tjera përfshihet edhe ajo e shkurtimit të kohës minimale që duhet respektuar para shtrimit të kërkesës për nënshtetësinë gjermane.
- Vërtetimi i njohjes së gjuhës gjermane dhe detyrimi për testin e nënshtetësisë do të hiqen për të gjithë të huajt që janë të paktën 67 vjeç. Me këtë synohet të vlerësohen arritjet e punës së brezit të punëtorëve të ardhur në vitet 50-60 të shekullit të kaluar të cilëve në vitet e para nuk iu ofruan as kurse gjuhe dhe as oferta integrimi në vitet e qëndrimit në Gjermani.
Sipas planeve të qeverisë gjermane nënshtetësia do mund të kërkohet edhe 5 vite pas qëndrimit të rregullt në Gjermani, deri më tani aplikuesit duhet të prisnin 8 vite.
Ndërsa në raste të veçanta të arritjeve si në shkollë apo profesion, angazhim vullnetar apo njohuri perfekte të gjuhës, do të mjaftojnë vetëm tre vite.