FUKUSHIMA: E keqja që po vjen.

Nga Massimo Mazzucco

Ndoshta nuk do të jetë e nevojshme të pritet një luftë atomike midis rusëve dhe amerikanëve për te pritur pasojat e ndotjes bërthamore.

  • Thjesht prisni që japonezët të derdhin 1 milion e 300,000 ton ujë të ndotur në det, i cili deri më tani ka qenë i grumbulluar në qindra cisterna që rrethojnë uzinën e vjetër.

Japonezët argumentojnë se tanket tani kanë arritur kapacitetin e tyre limit dhe se do të jetë e nevojshme të fillohet derdhja e përmbajtjes së tyre në det. Kjo natyrshëm ndezi protesta nga kinezët, koreanët, rusët dhe Konfederata e Ishujve të Paqësorit, të cilët do të jenë vendet e para që do të shohin detet e tyre të kontaminuara nga ujërat radioaktive.

  • Në fakt, llogaritet se brenda tre viteve do të kontaminohet i gjithë Oqeani Paqësor, ndërsa brenda 10 viteve ndotja duhet të arrijë në të gjithë oqeanet e tjera të botës. Dhe ndërsa kombet e ndryshme të Paqësorit ankohen hapur për rreziqet e këtij operacioni, e gjithë bota perëndimore – aleate e së cilës është Japonia – duket se dëshiron ta injorojë këtë rrezik.

Është e qartë se “komuniteti ndërkombëtar” ekziston vetëm kur duhet të sulmojmë ushtarakisht një vend që duam ta plaçkitim. Por kur vjen puna për të vënë një prej nesh në vështirësi, atëherë ne më mirë të heshtim. Edhe nëse çmimi, në këtë rast, rrezikon të jetë një fatkeqësi ekologjike globale.

 

Author: jehona