Francezët të shokuar! Ja ka shpenzuar Macron për lule në 2020

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte janë vendosur në qendër të akuzave për shkak të shpenzimeve marramendese që kanë bërë për të zbukuruar Pallatin ‘Elysee’ gjatë vitit pandemik.

Një media në Francë zbuloi se në total presidenca ka shpenzuar 600,000 € për të blerë lule në vitin2020. Kjo është një shifër që tejkalon rreth 5 herë shpenzimet e paraardhësit të tij, Nicolas Sarkozy. Skandali është edhe më i madh nisur nga fakti se vendi ka qenë në periudhë pandemie për shkak të COVID-19, para për të cilët qytetarët janë shprehur se mund të kishin shkuar për spitalet.

François Hollande i cili drejtoi presidencën në vitin 2012-2017 ka shpenzuar për lule 117,153 £, ndërsa Sarkozy president i vendit në 2007-2012 kishte shpenzuar 129,770.  Diferenca me Macron shumë herë më e madhe.

Author: admin