Qindra mijëra shqiptarë së fundmi po dynden drejt vendeve të tjera me gomone dhe kanë qenë jo të pakta rastet kur janë kapur nga policia. Më i fundit ka qenë një rast i shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihen shqiptarë që janë nisur drejt Anglisë, por janë ndaluar nga policia franceze.
Channel 4 News bën me dije se emigrantët shqiptarë, kurdë dhe irakianë në përpjekje për të kaluar nga një plazh afër Dunkirk, janë sulmuar me spraj nga efektivët për të mos lejuar largimin.
Një prej personave që ishte pjesë e këtij grupi shqiptarësh që tentuan të largoheshin me gomone drejt Britanisë së Madh tregon se ka paguar 4 mijë euro por udhëtimi nuk shkoi siç parashikohej pasi u kapën nga policia. Qytetari rrëfen se është hera e 3 që tenton të largohet drejt Britanisë së Madhe.
Policia na shpoi gomonen me thikë. Kam qenë tek ky rast, unë bashkë me djalin. Na kapën policia, disa ikën dhe disa na kthyen mbrapsht. Udhëtimi me gomone është shumë i rrezikshëm po nuk kam asnjë të ardhur këtu. Udhëtimi me gomone është të luash me jetën.” tha qytetari.
Ndër të tjera ai ka treguar edhe rrugëtimin e vështirë duke thënë se kushdo që e provon konkretisht po luan me jetën. “Nuk ka më keq se udhëtimi me gomone. Mos e pyet. Aty është e prerë, u mbyte u mbyte! Kontaktet i kam pasur me një mik. 2 rrugë 12 mijë paund. Rrugën e fundit e kam paguar 4 mijë euro. Më së shumti udhëtonim natën. Radhën e parë 7 orë radhën e dytë rreth 4 orë. Ndërsa në këtë gomonen e fundit na kapën” deklaroi qytetari.