Raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare në Francë, i cili u zhvillua të dje, konfirmoi dominimin e së djathtës ekstreme në politikën franceze dhe i hapi asaj portat e pushtetit.
- Mbështetësit e Tubimit Kombëtar të Marine Le Penit festuan gjatë natës, ndërsa ajo u tha atyre se “blloku makronist i presidentit u zhduk plotësisht”.
Sipas rezultateve paraprake, Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen ka rreth 33.2 % të votave, aleanca e krahut të majtë 28.1% dhe aleanca e qendrës e presidentit Emmnauel Macron 21%.
“Unë synoj të jem kryeministër i të gjithë francezëve, nëse francezët na i japin votat e tyre”, tha udhëheqësi 28-vjeçar i Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella.
Kjo është hera e parë që e djathta ekstreme fiton në rundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë.
Si zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Francë?
Zgjedhjet për 577 vendet në Asamblenë Kombëtare të Francës janë një proces me dy runde. I dyti këtë herë do të mbahet më 7 korrik.