Nga Lucija Najdova
E lindur dhe e rritur në Angli shkodrania “angleze’ do ta niste karrierën “zyrtare” që në moshën 12 vjeçare, atëhere kur në një mbrëmje të shkollës përpos vendit të dytë do çertifikohej talenti i jashtëzakonëshëm i një aspiranteje brilante.
Në fakt shenjat e para të një “div”_je të së ardhmes ajo do ti jepte që në moshën minore, atëhere kur jo më shumë se 6 vjeçe ajo do të performonte shkëllqyeshëm në koncertet që organizonin shkollat. Më tej “çreschendo” e kurbës së këngëtares do të rritej me një pjerrësi “vertikale”. Kënga ishte gjithçka për Esmeraldën, për tu perfeksionuar si profesioniste, ajo ndoqi dhe përfundoi me nota shumë të mira shkollën e lartë për muzikë dhe prefomanca ekselente në tri vite e qualifikoj atë si një profesioniste të skenës. Gjatë kësaj kohe ajo ka marrë pjesë edhe në disa koncerte të ndryshme .
- Përpos zërit të mahnitëshëm, “anglezja” është edhe një “tekstshkruese”, po kaq ekselente. Tashmë ajo është në tregun e këngës, jo vetëm si këngëtare, por edhe si një autore e teksteve të këngëve. Dhe të gjitha këto në një moshë 21 vjeçare dhe falë një familje që e ka mbështetur sistematikisht këngëtaren duke i përmbushur të gjitha dëshirat asaj edhe pse mes vështirësive emigratore. Së shpejti Esmeralda do të performojë për publikun klipin e radhës, padyshim ku perveç zerit do te kete edhe tekstin e saj.