Ka lindur në Elbasan dhe pasi mbaroj shkollën e mesme emigron për në Itali, aty ku punon dhe jeton sot. Me poezinë e lidh fëmijëria edhe pse kushtet ja kanë diktuar që të shkëputet për një kohë të gjatë nga kjo krjimtari. Talenti i elbasanases është një vlerë e shtuar për poetikën shqiptare. Mbi 200 poezi presin dritën e botimit, të cilat së shpejti do ti kemi në biblotekat tona.
NDJENJA QË NUK SHKRUHEN….
Me cilat vargje mund të shprehet
Gëzimi i një ëndërr të realizuar ! ?
Është një ndjenjë që nuk rrëfehet,
Ndaj do të mbesë e pa shkruar.
TË KAM KËTU…
Rastësisht e gjeta emrin tënd të shkruar diku,
Çudi sesi m’u drodh përnjëherë zemra,
Ti nuk paske ikur,unë të paskam këtu,
Si pjesa më e mirë e imja
DHELPARAKJA
Prej teje buzëqeshjen vodha…
E vura mbi buzët e kuqe flakë.
Ca copa ylli mbi flokë i hodha.
Dhe nisa të të joshja pak e nga pak.
Dhelpërake vogël, lozja me ty.
Me gjakun tënd kthyer farmak.
Shirita neoni t’u ndezën ata sy.
Por edhe të mit’ jo më pak.