ERA Çela: Nuk ishte dëshira ime, por kushtet e munguara që më ofroi vendi im më detyruan të largohesha

E larguar para 3 muajëve nga Shqipëria, gazetarja e disa mediave rrëfen eksperiencën e vështirë, por plotë me projekte për të ardhmen. Era Çela mban mbi shpinë një  eksperiencë mbi 15 vjeçare në median e shkruar dhe atë televizive. Në rrëfimin e saj, “tagentalisht” ajo  anashkalon vështirësitë që ka hasur në vendin e saj dhe me plotë shpresë dhe besim e ka shfrytëzuar emigrimin për të rigjeneruar forcat dhe aftësitë e saj për t’u rikthyer në Shqipëri me projekte ambicioze.  

Jehona.Info: Ju jeni prej vitesh gazetare si ka nisur karriera juaj ?

Era:

Po është e vërtetë që une kam vite që punoj në mendia,  po bëhen gati 15 vite. Karrjera ime ka nisur fillimisht si korrespodente e gazetës “Telegraf” për qarkun e Elbasanit  e më pas korrespodente e “Ora Neës” për Librazhdin  për disa vite me rradhë.  Nga viti 2014 transferohem në Tiranë , ku fillimisht kam punuar në agjecinë e  lajmeve “Noa”  e më pas  në televizione te ndyshme. Në 1 prill të vitit 2022 vendosa të shkëputem nga mediat për të emigruar ne Kroaci.

Jehona.Info:  Pse vendoset që të emigroni pikërish në Kroaci ?

Era:

Eh… e lashë Shqipërinë për Kroacinë  pasi aty, e para kapa kontratë pune dhe e dyta ishte afër me Shqipërinë. Duke qenë se unë jam shumë e lidhur me familjen doja një vend që të shkoja e të vija sa herë të kisha dëshirë pa u munduar shumë .  Vendosa të zgjedh Kroacin pasi më ofron  jetes më të mirë se Shqipëria duke filluar nga puna shërbimet e të tjera, por mbi të gjitha zgjodha të largohesha nga Shqipria për një jetë më të mirë.

Jehona.Info: Jeni shkeputur përfundimisht nga Shqipëria ?

Era:

Jo nuk jam shkëputur përfundinish, por vendosa të bëj një pauz në profesionin tim,  për t’u rikthyer më fuqishëm se kurrë. Mendoj se në janar do të rikthem në Shqipëri me disa projekte të miat  më fuqishëm se kurrë. Nuk e shikoj të arsyeshme t’I bëjë publike, por së shpejti ato do jenë realitete të prekëshmë. Ndërkohë që pjesë e këtij projekti është edhe promovimi i librit të dytë me poezi. Për dashamirësit dhe ata që më njohin dëshirat dhe pasionin si muzikante, i njoftojë se në axhendë kam edhe dy projekte muzikore. Njëra do te jet një bashkëpunim me një grup shumë të njohur muzikor dhe tjetra do të jetë një balladë  kushtuar një personi shumë të rëndësishëm të jetës time, por jo vetëm kaq nuk dua t’a zbuloj në detaje, por së shpejti do më shikoni edhe në ekran në një nga spektaklet më të ndjekuar. Pra siç e shikoni,  ndoshta në të ardhmen mund të jem midis Shqipërisë dhe Kroacisë ku edhe këtu jam në ecurinë e një projekti mbicioz.

Jehona.Info: Era keni gati tre muaj që emigroni, çfar keni mësuar nga kjo eksperiencë, do ta quaja unë.

Era:

Ah sa pyetje e bukur kjo. Nga kjo eksperiencë kam mësuar shumë gjëra ! Mësova se nëse nuk guxon asnjëherë s’ja del, mësova se nëse nuk je e zonja e vetes të shkelin me këmbë, mësova se njeriu duhet të përshtatet me çdo lloje situate që ndoshta kurrë  se ke provuar më parë, mësova se si të bashkjetoj me njerëz të ndyshëm, mesova që të jem një shtëpiake e mirë, por mbi të gjitha mësova që t’a dua punën më shumë,  çfaredo lloj pune që të jetë, por mbi të gjitha kjo eksperiencë më mësoi që të jemë më e fortë se kurrë. Për këto arsye këtë do ta quaja si një ndër  ekperiencat e mia më të vështira por edhe më të bukura të jetës time. Vendimi për të emigruar ka qenë nga më të  vështirët e jetës time. Nuk ishte dëshira ime të largohesha, por kushtet  e munguara që më ofroi vendi im më detyruan që të largohem . Kam tre muaj këtu, muajt e parë kanë qenë tejet të vështira, ndërsa tani jam natyralizuar dhe gjithçka është brenda pritshmërive të parashikuara. Por për një gjë jam krenare që këtu gjeta njerëz që më duan dhe më mbeshtesin. Mirënjohje për të gjithë dhe faleminderit që më doni dhe ju dua kaq shume . Faleminderit për përkrahjen që nuk më ka munguar kurrë.

Ju dua pafundësisht, Era

 

Author: jehona