Ekzistoke ti !

Poezi nga 

 Estela Taraj Daulle

Në një vështrim sipërfaqësor,

shfaqet lehte si ndihet njeriu i gjorë !

Sytë flasin çfarë i ndjen zemra,

Mimika tregon edhe brenga !

I njojta veshtrimet e tyre.

Jeta lexohej në ” ballë” !

Rrudhat edhe thinjat

jo nuk kishin nevoj për fjalë.

Ekzistokan shumë si ti !

Kudo hedh sytë theksushëm dukesh.

Me dhimbje të shikoj,

kur frikshëm strukesh .

I strukesh kësaj bote te madhe,

mbushur me arrogance !

Po dije,

po dije se ka edhe njerëz

“që kanë jetuar në të njëjtën hije” !

Ata…,

ata janë te rradhët,

që kanë ndjenjë dhimbsurie .

Sepse e dinë që dhe vuajtja e ka një “shije” !

Gur nuk ngurtësohet zemra,

se ka inde edhe vena !

Ndër to buron gjakë !

Të dhemb shpirti…,

nëse e cikon sadopak…!

Author: jehona