Parlamenti i Ekuadorit miratoi të martën një shtyrje prej 10 ditësh të punimeve të një komisioni të posaçëm parlamentar, i cili po heton skandalin e fundit korruptiv ku është përfshirë presidenti i vendit, Guillermo Lasso.
- Me 108 vota pro, 20 kundër dhe 7 abstenime, seanca plenare e legjislativit vendosi të zgjasë mandatin për komisionin që po heton të ashtuquajturën ‘afera e takimeve’, në të qendër të së cilës është presidenti dhe lidhjet e tij me mafian shqiptare.
Drejtuesja e komisionit, Viviana Veloz, tha se që kur u ngrit ky komision, ka zhvilluar 19 takime, ka marrë më shumë se 40 mijë faqe informacion dhe më shumë se 200 dokumente me kontrata.
- Presidenti Lasso ka refuzuar të paraqitet, edhe pse është thirrur dy herë.
Kujtojmë se mediat kanë publikuar një skandal që tregon se si presidenti i vendit, përmes kunatit të tij, është i lidhur me mafian shqiptare të kokainës.
Ndërkohë në Shqipëri, edhe pse një mega-skandal si ai i Charles McGonigal ka tronditur Amerikën dhe vendin tonë, në mënyrë antikushtetuese nuk është pranuar një hetim parlamentar.
- Jo vetëm kaq, por parlamenti ka përjashtuar 24 ligjvënës opozitarë, duke shënuar një precedent skandaloz.
Në Amerikë, një komision i Kongresit ka nisur një hetim parlamentar për këtë skandal.