Nga John Schindler, Washington Examiner
Autori ka shërbyer në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA si analist i lartë i inteligjencës dhe oficer i kundërinteligjencës.
FBI nuk ka vuajtur kurrë nga një skandal si ai që ka përfshirë Charles McGonigal.
Ish-zyrtari i FBI-së u padit me akuza federale muajin e kaluar. Sipas aktakuzës së Departamentit të Drejtësisë, pas tërheqjes së tij nga FBI në vitin 2018, pas një karriere 22-vjeçare kryesisht në kundërzbulim, McGonigal shkeli sanksionet e SHBA ndaj Rusisë, duke u bërë sekser për Oleg Deripaskën, një oligark i lartë i Kremlinit, një njeri i njohur për presidentin rus, Vladimir Putin si dhe për agjencitë ruse të sigurisë.
- Duke pasur parasysh gjurmët e Deripaskës rreth fushatës presidenciale të Donald Trump në vitin 206, arrestimi i McGonigal i ka dërguar në spazmë liberalët e Twitter-it. Këtu, më në fund ishte prova që kërkonin për vite me radhë se FBI po e ndihmonte fshehurazi fushatën e Trump, ndërkohë që po fundoste Hillary Clinton. Disa nga e djathta dolën në përfundime të kundërta: Kjo më në fund ishte prova se FBI në vitin 2016 po komplotonte kundër Trump, duke e inkuadruar atë në ‘mashtrimin rus’. A ishte thjesht një rastësi që punëdhënësi super-oligarku rus i McGonigal kishte punësuar edhe ish-spiunin britanik, Christopher Steele, autori i kësaj dosje të famshme? Ky është spekulim, nga të gjitha anët. McGonigal akuzohet për goditje ndaj sanksioneve, për korrupsion dhe jo për spiunazh. Për më tepër, dashuria e tij e pamasë për Deripaskën erdhi pasi McGonigal u tërhoq nga FBI. Kështu, të paktën FBI po e rrotullon këtë skandal të turpshëm.
Këtu ka shumë pyetje të kundërzbulimit, veçanërisht sepse McGonigal konsiderohej si një mjeshtër fiksues i FBI për çështje të tilla, dhe ai e përfundoi karrierën e tij si agjent i posaçëm përgjegjës për kundërzbulimin në zyrën e Nju Jorkut, një nga postet më të rëndësishme në të gjithë FBI-në. Në atë pozicion, McGonigal kishte akses në një gamë të gjerë sekretesh spiunazhi nga i gjithë komuniteti i inteligjencës. Për ata me prirje konspirative, a ishte thjesht një rastësi që, vetëm një muaj pasi McGonigal mori përsipër operacionet e spiunazhit të FBI-së në Nju Jork, një spiun i lartë rus, i caktuar në ambasadën e Moskës në OKB, vdiq në rrethana shumë misterioze, në ditën e zgjedhjeve 2016?
Por shikoni më nga afër lidhjen shqiptare.
McGonigal është paditur gjithashtu nga Departamenti i Drejtësisë me akuzat për marrjen dhe mosraportimin e një pagese prej 225 mijë dollarësh nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, i quajtur Agron Neza, në verën e vitit 2017. Në atë kohë, McGonigal ishte ende në punë në FBI. Për arsye që mbeten të paqarta, McGonigal, të cilit i duheshin para për të paguar jetën e tij të dyfishtë- gruaja dhe fëmijët në periferi të Uashingtonit- plus një dashnore e dyshimtë në Nju Jork, u bë një lojtar në politikën shqiptare për para.
McGonigal, ndërsa shërbente ende si një zyrtar i lartë i FBI-së, u bë fiksues i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Partisë së tij Socialiste në pushtet.
Shqipëria është një aleat i vendosur i SHBA dhe një anëtar i NATO-s, por që kur Rama mori drejtimin e Tiranës një dekadë më parë, ai vend i vogël është kthyer në një vatër korrupsioni, plus narkoshteti kryesor i Evropës, me lidhje të thella me kartelet e drogës në Amerikën Latine.
- Se pse administrata e Biden e mbyll një sy ndaj gjithë kësaj, mbetet një pyetje shqetësuese. Blerja e zyrtarëve të lartë amerikanë si McGonigal është pjesë e mënyrës se si Rama vazhdon ta arrijë këtë. Opozita shqiptare është e shqetësuar për këtë skandal, ku shfaqet një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane që shërben si sekser për socialistët në pushtet.
McGonigal bëri disa udhëtime në Shqipëri për të ndihmuar Ramën, përfshirë në shtator 2017, kur i akuzuari ishte ende një zyrtar i lartë i FBI-së. Ndërsa ky udhëtim kishte një qëllim zyrtar të FBI-së, qëllimi jozyrtar ishte të ndihmonte Ramën duke ngacmuar kundërshtarët e tij në Shqipëri. Një raportim i ri nga ‘Washington Post’ zbulon disa detaje nga kjo vizitë e ndyrë:
“McGonigal, i cili ishte duke punuar për FBI-në në atë kohë, i dha zyrës së kryeministrit ‘parafernelia’ dhe e paralajmëroi atë kundër dhënies së licencave fitimprurëse të shpimit për kompanitë ruse të naftës. Ndërsa McGonigal dukej se po vepronte si oficer kundërzbulimi kundër ndikimit rus, prokurorët pretendojnë se në fakt, Neza dhe një tjetër shqiptar që punonte me McGonigal, i identifikuar nga prokurorët si një këshilltar informal i Ramës, kishin interesa financiare në fushat e naftës”.
- E vërteta është më e keqe se kaq. Është mjaft e rëndë që një zyrtar i lartë i FBI-së u përfshi në mënyrë të pahijshme, për para cash, në politikën e brendshme të një aleati amerikan. Kjo rubrikë mund të raportojë se ajo që bëri McGonigal në atë udhëtim fatal në Shqipëri ishte shumë më e rëndë nga sa kanë pranuar autoritetet federale ose media.
Burime të nivelit të lartë shqiptar, të cilët dëshmuan sjelljen e tmerrshme të McGonigal, ndërsa ai ishte në atë vend, rrëfejnë se zyrtari i lartë i FBI-së ka kryer një operacion zhvatjeje kundër shqiptarëve të pasur për përfitime personale.
- McGonigal u thoshte shqiptarëve të suksesshëm, të cilët jo të gjithë ishin nën zemërgjerësinë e qeverisë së Ramës, se ata përballeshin me rrezikun e sanksioneve të afërta nga SHBA, të cilat do të shkatërronin bizneset e tyre, do t’u sekuestronin llogaritë bankare dhe do u jepnin fund udhëtimeve të tyre jashtë.
Megjithatë, McGonigal mund ta rregullonte këtë problem me një tarifë modeste prej disa milionë dollarësh. Mesazhi ishte i qartë: Më paguani ose do të shkatërroni jetën tuaj.
Shqiptarët e shqetësuar e morën seriozisht këtë kërcënim, duke pasur parasysh pozicionin e McGonigal në FBI, dhe shumë prej tyre e paguan. Disa kanë paguar ‘vetëm’ 3 milionë euro. Të tjerë paguanin shumë më tepër.
Burimet më thonë se McGonigal mori në masën 30 milionë euro nga dy biznesmenë shqiptare, por mesa duket kjo ishte e ndarë me partnerët e tij shqiptarë.
Ku shkuan paratë? Ky nuk ishte gjasa të ishte një operacion parash të thata, duke pasur ndjeshmërinë e tij, dhe burimet e inteligjencës ballkanike më thonë se kriptomonedhat, përfshirë Bitcoin, ishin të përfshira.
Këto burime thonë se McGonigal tentoi operacione të ngjashme tronditëse në fqinjët e Shqipërisë, Maqedoni dhe Mal të Zi, të cilat të dyja përmbajnë pakica të rëndësishme etnike shqiptare.
Detajet janë të turbullta dhe kanë nevojë për hetim të plotë, por shqiptarët që kanë informacione, këmbëngulin se kanë qenë dëshmitarë të këtij aktiviteti të paprecedent të Charles McGonigal kur ai ishte një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së. Kjo kërkon një hetim urgjent nga Kongresi. Ajo për të cilën Departamenti i Drejtësisë ka paditur McGonigal, duket si maja e vogël e një ajsbergu ballkanik jashtëzakonisht të korruptuar.