Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se hakerat kanë vjedhur shumë të dhëna nga sistemet e institucioneve në vendin tonë.
Ai tha në ABC se janë marrë të dhëna shtetërore për personat e dyshuar apo informacione të tjera shumë sensitive që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare.
“Nëse raporti lexohet me kujdes del se ky sistem nuk ka pasur antivirus, duke e centralizuar sistemin, atëherë dëmi ishte më i madh dhe lehtësisht i aksesueshëm.
Për fat të mirë nuk u integruan të dhënat bankare. Janë vjedhur shumë sekrete shtetërore, për personat e dyshuar, apo informacione të tjera të jashtëzakonshme, shumë sensitive që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare.”, u shpreh Karamuço.