Pas një karriere të suksesëshme në kompaninë Eurosig, sot Edisoni drejton sektorin e shitjeve në gjigandin e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës. Në fakt është vetëm një stacion për menaxherin sepse drejtimi deri në perfeksion i një sektori të rëndësishëm dhe tejet të vështirë në këtë shoqëri anonime kanë shërbyer për premisa të detyrave të tjera më të rëndësishme.
Po cili është Edisoni ?
Edisoni është një skraparlli “24 karatësh” që aq sa është i dashuruar me Tiranën, aty ku ka mbi 25 vjet që banon, po kaq edhe me prejardhjen e “pakëmbyeshme”, sikurse thotë, për Skraparin. Lidhjet e forta me origjinën e bëjnë atë një djalë tradicional, që njeh dhe respekton ritet dhe traditën e krahinës së origjinës, ndërsa arsimimi dhe Tirana e bëjnë sa bashkohor aq edhe vizionar. “Crreschendo” e karrierës së suksesit për Edisonin e pati fillimin që në origjinën e arsimimit të tij. Kështu, ai pasi u arsimimua shkëlqyeshëm në vendlindje, aty ku përfundoi shkollën 8-vjeçare, nga viti 2002-2006, përfundoi dhe u pajis me Diplomën e Shkollës së Mesme, në profilin shoqëror në Shkollën e Profilizuar “Sinan Tafaj” në Tiranë. Më tej nga viti 2006-2009, u pajis me Diplomën e Shkollës së Lartë, (nivelit I) në degën Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe menjëhëerë pas përfundimit të bachelorit nga viti 2009-2011, do të merrte Diplomën e nivelit të dytë (Master) në Kualifikim dhe Administrim Ndërrmarrje, ku dhe u kualifikua për menaxhim dhe administrim ndërrmarrjesh si dhe drejtim financiar, sërishmi në Univeristetin Bujqësor të Tiranës. Natyrshëm në CV arsimore të Edisonit nuk mund të mungojnë gjuha e huaj Anglisht si dhe aftësitë shumë të mira në kompjuter si dhe përdorimi i programeve si posta dhe interrneti, njohja e mirë e paketës office në veçanti ëord, Poëer point, Exel. Do të ishin këto njohuri të nivelit akademik që do ti “kalisnin” kompetencën organizuese në fushën e studimit personal, të punës në grup si dhe aftësia të krijojë mardhënie të mira me kolegët.
Familja…
Edisoni, rrjedh nga një familje e thjeshtë tradicionale dhe punëtore. Në mes pesë motrave ai është djal i vetëm i Seferit dhe i së ndjerës Pranvera Jaçe. Ndërkohë që pjesë e suksesit në familje dhe në karrierën profesionale është gjysma e tij Jonida, e cila “rivalizon” me të njëjta kuota me Edisonin. Jonida ka mbaruar Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës me rezultate ekselente si dhe masterin në Agrobiznes në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Eksperienca dhe arrtijet e saj në fushën profesionale kapin nivelet më të larta në administratën shtetërore, falë kjo performancë së shkëlqyer dhe garës konkuese. Jonida pasi u pajis me çertifikatën e Avokatures, punoi si Juriste në Qendrën e Studimeve Universitare të Tiranës, më tej si juriste në Kadastër dhe performance ekselente në këto punë do ta “gradonte” Drejtoresh e Fondit Shendetsor të Tiranës, në Ministrinë e Shendetsëesisë, detyrë që e vazhdon edhe sot duke e kthyer këtë institucion nga më të shquarit e administratës. Nga martesa me Jonidën Edisoni ju gëzohet dy fëmijëve, djalit Rayan dhe vajzës së vogël Hera.
Eksperienca në punë.
Është suksesi i kësaj eksperience që na ka “mbledhur” në këtë portret intelektuali kaq të përkushtuar dhe kërkues në punë. Arritjet e Edisonit janë në shpërpjestim të zhdrejtë me vitet e kësaj eksperience. Menjëher sapo doli nga bangat e shkollës Edisoni do të vihej në “bangoprovën” e parë, atëher kur si një rishtar do të performonte shkëlqyeshëm si Specialist i Marrjes së Sigurimeve, Dega Tiranë në Shoqërinë e Sigurimeve “Eurosig sh.a, që nga Maji 2011- Maj 2012. Performanca ekselente, serioziteti dhe patjetër rrezultatet ishin arsyeja e një gradimi ende pa mbushur një vit nga puna. Një vit pune si drejtor nga Maj 2012-Prill 2013, në Degën Kamëz, në Shoqërinë Sigurmeve “Eurosig” sh.a do të mjaftonte për të nxjerrë në pah punën organizative dhe administrimin perfekt te një dege nga më të mirat e kësaj shoqërie. Eksperienca në punë do të pasurohej për një vit edhe me aktivizimin si Shef i Departamentit të Shitjes, në Shoqërinë e Sigurimeve “Ansig” sha, ndërsa karriera profesionale do të niste “fluturimin” kur drejtori do të administronte me rrezultate impresionuese që nga Nëntori 2014-Tetor 2018, Degën e Shoqërisë së Sigurimeve “Eurosig” sh.a, Tiranë. Janë pak vite në shumë suksese dhe në shumë arritje që e bëjnë Edisonin një nga personalitetet e kërkuar për administratën shtetërore. Ishte kjo arsyeja që Edisoni nga një punë komode si drejtor i Degës së “Eurosig”_ut të Tiranës, do të rriskonte duke marrë përsipër drejtimin në një nga sektorët më të vështirë në Ndërrmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë Degën e shitjeve. E ndërsa suksesi hipotekohet, Edisoni ecën përpara….