Tmerr…, tjetër vrasje
Një 51 vjeçar është vrarë në orët e para të mëngjesit me armë zjarri në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës. Sipas informaconeve paraprake ngjarja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa viktima është identifikuar si viktima Agron Metushi.
Nga hetimet dyshohet se konflikti nisi në lokalin e fshatit dhe menjëherë Alfons Palushani ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi Agron Metushi ka hipur në automjetin e tij për tu larguar ai e ka qëlluar me armë zjarri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.