Sinoptikani Hakil Osmani ka parashikuar sesi do të jetë moti në ditët në vazhdim në vendin tonë. Osmani tha se që nga dita e sotme dhe deri të shtunën pasdite do të kemi një mot me diell dhe me temperatura të larta.
“Temperaturat pritet të ngrihen dhe të kapin vlerën 23 grade në ultësirën perendimore. Do kemi një mot me diell. Ky mot do vazhdojnë të premten dhe të shtunën, por të shtunën do kemi pak më shumë vranësira. Vlerat minimale do të kenë një rritje të tyre. Edhe dy ditë me temperatura të larta. Era nuk do të jenë problematike deri të shtunën. Temperaturat në bregdet do të variojnë nga 20-24 gradë gjatë shtrirje perendimore.”, tha Osmani.
Përsa i përket ditës së diel Osmani tha se do të karakterizohet nga temperatura të ulëta ajrit deri pasdite vonë ashtu sikurse do kemi dhe vranësira dhe reshje shiu.
“Të dielën do të kemi ndryshime, në fakt që në orët e pasdites së të shtunës do të kemi vranësira ndërkohë që të dielën i gjithë vendi do të jenë në ndikimin e vranësirave që do të sjellë dhe reshje. Pritet të ketë rënie të temperaturave gjatë mesditës. E diela do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, pranë vlerave të një muaji dimri që do na shoqërojë deri në orët e vona”, tha ai.
Sipas Osmanit moti me diell dhe me temperatura të larta rikthehet të mërkurën ndërkohë që të hënën e javës që vjen do përballemi me temperature të ulëta.
“Dita e hënë pritet me vranësira, por reshje më të pakta. Të hënën do të ketë temperatura të ulëta, por që do rregullohen. Të martën pritet mot i qëndrueshëm dhe të mërkurën kemi një rritje të temperaturave.”, u shpreh ai./Shqiperia ime.com.al