Republikanët kanë siguruar 218 vendet e nevojshme për një shumicë në dhomën e ulët të Kongresit një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit.
Edhe pse diferenca në Dhomën e Përfaqësuesve është e ulët, mjafton që të pengojë axhendën e Presidentit Joe Biden për dy vitet e ardhshme.
Kevin McCarthy, udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, festoi rezultatin.
Por demokratët do të ruajnë kontrollin e dhomës së sipërme, Senatit.
Kongresi i ri do të mblidhet në janar.
Partia Republikane tani parashikohet të fitojë 218-223 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 vendesh, sipas CBS.
McCarthy, i cili u zgjodh nga republikanët të martën si kandidati i tyre për të zëvendësuar demokraten Nancy Pelosi si kryetaren e ardhshme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se dhoma ishte “ndryshuar zyrtarisht”