E konfirmuar/ Prigozhin ishte në avionin që u rrëzua

Autoriteti i Aviacionit Civil Rus ka konfirmuar se shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin ishte në mesin e 10 personave që ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar pasditen e së mërkurës në veri të Moskës. Më herët mediat e huaja raportuan se të gjithë personat e ndodhur në bord kishin vdekur.

Sipas Agjencisë Federale të Transportit Ajror të Rusisë, në bordin e avionit ndodheshi ;

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Grupit Wagner

Dmitry Utkin, bashkëthemeluesi i Wagner

Sergej Propustin

Yevgeny Makaryan

Alexander Totmin

Valeriy Chekalov

Nikolai Matuseev

Anëtarët e ekuipazhit ishin:

Aleksei Levshin, komandant

Rustam Karimov, bashkë-pilot

Kristina Raspopova, stjuardesë

Pra mësohet se bashkëthemeluesi i Wagner dhe aleati i ngushtë i Prigozhin ishte gjithashtu në aeroplanin që u rrëzua dje.

  • Utkin ka qenë një figurë që ka refuzuar të shfaqet në publik gjatë viteve të fundit, teksa dalja e tij e fundit raportohet të ketë qenë në vitin 2016.

Pak më parë, një kanal në telegram që besohet të jetë i lidhur me grupin Wagner tha se Yevgeny Prigozhin ka vdekur. Grey Zone shkroi se ai ishte “vrarë si rezultat i veprimeve të tradhtarëve të Rusisë”.

“Kreu i Grupit Wagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij – Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë. Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri. Lavdi Rusisë., shkroi Grey Zone në Telegram.

Përplasja e avionit erdhi pak muaj pasi ai e nisi Wagnerin në një marshim drejt Moskës, duke synuar të largimin e Putinit nga pushteti.

Author: jehona