Lajm i bujshëm nga Italia, Andrea Agnelli ka vendosur që ta shkarkojë Massimiliano Allegrin pas eleminimit nga Liga e Kampionëve.
- Massimiliano Allegri është trajneri më i përfolur ditët e fundit në mediat sportive, pas rezultateve të dobëta në sezonin e ri. Biankonerët mbrëmë edhe zyrtarisht u eleminuan nga Liga e Kampionëve duke u mposhtur nga Benfica me rezultat 4-3. Sa i përket Serie A, Juventus renditet në pozitën e tetë me 19 pikë të arkëtuara në 11 ndeshje të luajtura.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Agnelli e ka humbur durimin dhe se ka vendosur ta shkarkojë Allegrin nga detyra e trajnerit. Sipas Calcio Mercato, drejtimin e Juventusit do ta merr Zinedine Zidane, i cili paralajmëroi rikthimin e tij si trajner. Zidane ka luajtur për Juventusin nga viti 1996 deri në vitin 2001 para se të transferohej te Reali.