Vaksina e dytë potenciale që në Rusi është në zhvillim e sipër kundër koronavirusit, “EpiVakKorona”, pretendohet se është 100 për qind me efikasitet ndaj virusit.
Në njoftimin e bërë nga Qendra Ruse e Kontrollit dhe Parandalimit të Koronavirusit, është bërë vlerësim në lidhje me rezultatet e provave klinike të fazës së parë dhe të dytë të kandidatit për vaksinë “EpiVakKorona” të zhvilluar nga Qendra e Hulumtimeve “Vektor”.
Bëhet e ditur se janë vlerësuar efikasiteti i vaksinave në dimensionin imunologjik dhe parandalues. “Efikasiteti i vaksinës EpiVakKorona është në nivelin 100 për qind”, thuhet në njoftim.
Vaksina e parë ruse kundër COVID-19 “Sputnik V”, e zhvilluar nga Instituti i Hulumtimeve “Gamaleya”, ishte certifikuar më 11 gusht 2020, ndërsa vaksina e dytë “EpiVakKorona” më 14 tetor 2020.
Procesi i vaksinimit të popullsisë në Rusi kundër COVID-19 filloi më 11 dhjetor./korrieri.al