Dy tërmetet e fuqishme që goditën Japoninë pasditen e së mërkurës kanë ndriçuar qiellin e natës.
Ashtu siç ndodh kryesisht gjatë lëkundjeve të fuqishme të tokës, qielli i natës në Japoni u ndriçua në mënyrë të çuditshme ndërsa ndërtesat shihen teksa lëkunden. Pas goditjeve të forta sizmike në Japoninë qendrore, në disa zona pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Kujtojmë se vendi u godit fillimisht nga një tërmet me magnitutë 6.0 dhe ajo që pasoi ishte një goditje më e fuqishme me magninutë 7.3 të shkallës Rihter.
Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë edhe në prefekturat e Miyagi-t dhe Fukushimës, ndërsa ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur në Tokio. Shërbimi Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, lëkundjet e tokës nisën rreth orës 23:35 (3:35- Shqipëri).
Nga pamjet e publikuara në mediat sociale njerëzit mund të shihen që kanë dalë jashtë banesave me “flash-e” të celularëve ndezur ndërsa për dëme në njerëz apo materiale nuk ka pasur raportime deri më tani./Shqiperia ime.com.al
WATCH: Shaking, power outages, and flashes in the sky as 2 strong earthquakes hit central Japan pic.twitter.com/d7z9CsJzvI
— BNO News (@BNONews) March 16, 2022