Drita HAXHILLARI/”Lulja e pafajshme qe kerkon buzeqeshjen”

Ka lindur në Tiranë e martuar në qytetin Poliçan dhe sërishmi tani është banore e vendlindjes. Pasi mbaroj shkollën e mesme pedagogjike, Drita ndoqi studimet dhe mbaroji  fakultetin Gjuhë- Letërsi. Kjo ja plotësoi njohurite  për të qenë një poete e kompletuar në të gjitha drejtimet që kërkon  poetimi, por jo vetëm.

  • Pasioni dhe misioni i poetes  është arti i të shkruarit, konkretisht arti poetik. Në arkivën e  saj numërohen mbi 450 poezi të cilat ndodhen  në tre vëllimet poetike të botuara .

Ka botuar:
1.”Lulja çeli përsëri”
2.”Kthema buzëqeshjen”
3.”Pafajsi”

ÇAST

Çast,
vetëm një çast,
të mendoj për kohën,
për veten time,
për çastet e humbura,
pa kuptim !

Dua këtë çast
ta kap në ikje,
çastin e ngjizur,
poetik !

Rrugëtimi im

Rrugëtimi im,
sfidë në çdo stuhi,
zog në shtegtim…
qiellin kam çati.

Krahëhapur,
si shqiponjë,
në hapësirë,
fluturoj..
ulem në ballkon,
si begonjë,
lulëzim lëshoj.

Rrugëtimi im,
triumf në çdo pengesë,
luaneshë në guxim,
Diell në kurajo e shpresë.

Kacafytem,
dhëmb’ për dhëmb’
me zvarranikë,
hiena ziliqare,
rrëzohem,
por bie në këmbë,
se jam trime, luftëtare

 

ZGJATMA DORËN

Nëse sërish
eci në errësirë, kuturu
Lermë ta gjej vetë shtegëdaljen.

Mund të më çjerrin
gjemba kryeneç
herë të bërë lëmsh
e herë veç e veç.

Mund të rrëzohem,
në duelin e heshtur të mbijetesës.

Zgjatma dorën kur të kem sfiduar
dhimbjen në kaos,
të ngjitemi në kepin e shpresës.

Author: jehona