Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi sot në mesditë për përkeqësim të motit që nga pasditja e 9 janarit deri më 11 janar.
- Në datat 9 – 11 janar 2023 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era në drejtimin jug-jugperëndim në forcën 6-7 bft deri në 8 bft me 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike është mbas orës 06:00 në datën 11.01.2023
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.