Pak ditë më parë, Vlashent Sata dhe Dojna Mema bën publike lidhjen e tyre të dashurisë.
Dojna Mema gjithmonë ka pranuar se ka qenë e dashuruar, por asnjëherë nuk bëri publike identitetin e djalit që i kishte rrëmbyer zemrën deri pak ditë më parë.
Edhe pse përflitej se ishte në një lidhje me këngëtarin, Vlashent Sata asnjëri prej tyre nuk i pranoi thashethemet.
E ftuar ditën e sotme në “E diell”, Dojna Mema u shpreh se lidhja e saj nuk ka qenë kurrë sekret dhe së bashku me këngëtarin dilnin dorë për dore në ish-Bllok.
“Unë kam 3 vite që jam e lidhur, nuk ka qenë kurrë sekret sepse në cdo intervistë që kam dhënë kam thënë “Jam e dashuruar!”. Me atë njeriun dilja përdore në mes të Bllokut, kudo, na shihte e gjithë Tirana, e dinin të gjithë. Thjesht nuk dola me parrullë e të thosha: “Jam me këtë person.”
Nuk kam dashur ta mbaj sekret, kam dalë hapur me të që ditën e parë me të, por emrin dhe të bëj personin publik nuk e kam bërë sepse është një gjë që diskutohet në cift. Edhe kur nuk je personazh publik, nëse je lidhesh me një djalë nuk e thua direkt, pret njëherë të shohësh si shkojnë gjërat, për më tepër isha në një raport në distancë,”- u shpreh moderatorja.