Gjatë ditës së djeshme në programin “Big Brother Fun club” u diskutua edhe në lidhje me Einxhel. Kujtojmë se Einxhel u prek shumë në momentin kur Dj Dagz u largua nga shtëpia, madje nisi të qante.
Të ftuarit janë pyetur nëse Einxhel mund të krijonte një lidhje dashurie me Dagz. Në këtë moment ka reaguar një miqtë e saj më të mirë, Graciano Tagani.
“Unë do them diçka, që e di që do më vras kur të dalë. Einxhel ka kohë që nuk ka një lidhje, do kohë që të lirohet. Dagzi sillet shumë mirë, është ajo që ka vendos një mur.
Nëse do më kishte pyetur një javë më parë do thosha se Einxhel nuk e pëlqen Dagz, por pas atyre lotëve është ndryshe. Nëse ata nuk bëhen çift, do hyj vetë në shtëpi”, tha balerini i njohur.
Teksa po fliste për Arjolën, Graciano u shpreh se nuk e shikon si konkurrente të fortë. Sipas tij, Arjola me të vërtetë që ka potencial por që është “vegla e Ilirit”. Ai shtoi se do të donte ta shikonte më ndryshe dhe më të vendosur.
“Për mendimin tim, edhe pse tani e di se do dalin dhe çdo gjë merret personale, e pyesin pse ke thënë këtë, por në fund të ditës është mendimi im dhe nuk më intereson. Arjola me të vërtetë potenciale. Është një grua që i ka dalë ballë jetës, ka rritur tre kalamaj e të gjitha gjërat e tjera. Por unë Arjolën nuk e kam parë si faktor në shtëpi, më vjen keq që e them këtë”, tha Graciano.