“Diplomacia” ne vargjet e nje poeteje

Ka lindur në Mamurras dhe që në moshë të vogël ka emigruar në Itali . Për Sonildën, Italia është si një vendlindje e dytë , sepse aty mori formimin bazë, por mbi të gjitha është vlerësuar duke realizuar të gjitha objektivat e saj.

  • Është financiere por njëherazi është diplomuar edhe për Mardhenie Ndërkombetare, Diplomaci degë të cilën e ka përmbushur me sukses me pjesmarrjen në OKB në New York. Është e martuar dhe ka dy femijë Dijarin dhe Dardanin. Ka shkruar poezi që në moshe të re dhe është autore e një vëllimi poetik të titulluar “Grimca Jete”.

O ZONJE KRENARE

O zonjë krenare për ty përkulemi,
Mëshirë nga Zoti po shpreson.
Të kërkojmë falje e për ty lutemi,
Përveç atij kush s’të rrëzon .

O tokë e Arbrit, shumë të lënduam,
Me gjak nënash e lotë jetimi.
E se kush ishe, të gjithë harruam,
Gjer sa në palcë na vjen ndëshkimi…!

Një vrasje sot, nesër një tjetër,
Vllai vëllan, fëmia prindin .
Harruam ty fisnike vjetër,
Sa shumë po vdesin e pak po lindin.

Ti shkundesh, digjesh e përdhunohesh,
Nga çdo mëkat e politikë.
O bir i arbërit pse nuk pendohesh,
A s’të ka ngelur soj një pikë …!

Por jo komplet s’ta ulëm kokën,
Është dardania që të shpëton .
Më shumë se kurrë e mbrojti loken,
Nga ti askush nuk na largon .

Evropë shiko në jemi një,
Me ty pa ty s’na bëhet vonë !
Më shumë se kurrë kemi një zë,
Është gjaku mëm që na bashkon.

Sot do festojmë o kryelartë
Sado plagë t’kemi shkaktuar
Do të jesh një ditë dhe ti në hartë
Një zonjë krenare e bashkuar

TI JEP DHE MERR JETË

Nëse je nënë meriton të festosh
Për të ëmblën pritje e çdo vit rritje
Por nëse je grua të takon të luftosh
Mbrohu, mos u fshi pas një dite zbavitje.

Mimozat nuk janë të mjaftueshme
As urimet e të vetmes ditë
Thuaj stop dhunës së vazhdueshme
Ktheje atë errësir në dritë

Ti mashkull nga kush more jetë?
Kush priti nëntë muaj gjithë gëzim?
Mos vallë i more hapat vetë?!
Ah Pishtari nënë tu bë udhëzim.

Ti mashkull më thuaj nëse je baba
Më thuaj i gjorë nëse motër ke
Menduan një ditë do të kenë krah
Por ti o i mjerë në humnerë i le.

Grua e lënduar, mě thuaj çfarë pret
Po të jetë për ta s’do të ecësh kurrë
Prandaj merri forcat edhe ngrihu vet
Je më shumë e fortë se çdo krimb burrë.

Grua ti nuk je vetëm një fabrik
Zoti të dhuroi privilegje shumë
Ngrihu kryelartë edhe mos kij frikë
Bota pa ty grua do të mbetej shkrumë.

Mos prano urime as dhurata sot
Mos nëse çdo ditë të kanë munguar
Ç’të duhen mimozat e lara me lot
E humbet dhe vlerën xhevahir i çmuar.

Ty grua bota të drejtohet
Zanafillë tjetër s’mund të ketë
Pa ty e gjitha do të shkretohet..
Ti jep dhe merr çdo jetë…

Author: jehona