Pushimet e fund vitit kanë përfunduar dhe mendimi i parë shkon menjëherë te efektet e të gjitha qejfeve në trupin tonë.
- Ja disa sekrete të një diete efektive që duhet të ndiqni pas pushimeve, për t’u rikthyer në formë.
Rregulli i parë i dobishëm që duhet ndjekur është reduktimi i proteinave shtazore, yndyrave të ngopura dhe sheqernave.
Në vend të kësaj, preferohet të rritet konsumi i perimeve, frutave, drithërave dhe bishtajoreve, të gjitha ushqimet e pasura me antioksidantë dhe fibra, të cilat stimulojnë funksionimin e rregullt të zorrëve dhe mundësojnë eliminimin më të shpejtë të disa substancave toksike.
Sigurisht që nuk duhet eliminuar edhe konsumimi i karbohidrateve, eliminimi total i tyre nuk është efektiv për një dietë dobësimi. Mungesa e tyre në dietë krijon një çekuilibër që nuk ndihmon metabolizmin dhe mund të çojë në dehidrim.
Frutat mund të kombinohen me çdo vakt, por preferohen në fillimet e ditës, si dhe frutat e thata. Menaxhimi i proteinave është gjithashtu i rëndësishëm, për t’u alternuar midis peshkut dhe bishtajoreve.
Një këshillë e fundit është të ndiqni një cikël të saktë ushqimor prej 12 orësh të ngrënit dhe 12 orësh agjërim, të cilat kryesisht korrespondojnë me orët e natës, në të cilat gjumi e shoqëron trupin në fazën e tij natyrale të detoksifikimit dhe pastrimit.
Gabimet dhe ushqimet që duhen shmangur
Nëse është thelbësore të mos harrohet hidratimi i vazhdueshëm, pijet alkoolike sigurisht që duhen shmangur, burimi i të ashtuquajturave “kalori boshe”, të quajtura kështu sepse ato japin kalori pa asnjë element ushqyes.
Preferohet të shmangen edhe ëmbëlsirat, të cilat pas pushimeve është më mirë t’i lini pas, ose të paktën konsumimin e tyre të ekzagjeruar. Sasitë e vogla nuk janë plotësisht të dëmshme, por është më mirë t’i përqendroni në mëngjes, kur trupi ka nevojë për më shumë energji, për t’u asgjësuar gjatë ditës.
Përgatiti për “JEHONA.Info”
Rubin Kristo